Në pikun e sezonit turistik, zona turistike e Tales në Lezhë po përballet me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike. Mungese energjia ka pothuajse çdo ditë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 17:00 të pasdites. Shqetësimi është ngritur nga Administratori i Shënkollit, Albert Rrusti, gjatë takimit të organizuar nga prefekti me aktoret lokal për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
"Në kulmin e plazhit ndalohen dritat nga ora 8 në 5 dhe të gjithë ato biznese të vogla që nuk kanë mundësi me ble gjenerator u janë prishur ushqimet. Nuk e dimë se deri kur do të vazhdoje kjo situatë." deklaron administratori i Shënkollit Albert Rrusti.
Prefekti i Lezhës, Gjok Jaku i ka kërkuar që të marra masa të menjëhershme për ti dhënë zgjidhje këtij problemi mjaft serioz për këtë zonë turistike e cila po penalizon mjaft biznese.
"Nëse nuk zgjidhet ky ngërç unë Brenda ditës do të lajmëroj Kryeministrin për këtë situatë. Ju s’po i dilni zot detyrimit që keni për të furnizuar konsumatorin me energji elektrike." tha perfekti i Lezhës Gjokë Jaku.
Sipas Njësisë së OSHEE në Lezhë ndërprerjet e Energjisë elektrike në zonën turistike të Talës kanë ardhur për shkak të punimeve që po kryhet në linjat e tensionit të lartë i cili nuk dihet se kur do të përfundoje.
“Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST sh.a) është duke investuar për rikonstruksionin e linjës 110kV Skuraj – Laç 1, dhe për pasojë është stakuar energjia me datë 8 korrik, pasi janë marrë të gjitha masat teknike-organizative për uljen e numrit të përdoruesve të rrjetit të shpërndarjes së OSHEE që atakohen nga ndërprerja e furnizimit me energji” sqaron OSHEE.
Mësohet se OST i ka ndërprerë punimet deri në vlerësimin e situatës në terren, për ti zhvilluar në një kohë tjetër.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.5%
-
PD
13.8%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 886
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qarku i Lezhës/ Manja kryeson garën e PS, 2 emra në listën e mbyllur dhe 7 në atë të hapur, 4 janë gra! Një kandidat edhe nga Diaspora, më i riu vetëm 26 vjeç
12 Mars, 20:16
-
Zbulohen emrat e kandidatëve për deputetë në listat e mbyllura të PD në qarqet Lezhë e Berat
12 Mars, 18:33
-
Kishte kryer disa vjedhje në Milano, arrestohet 33- vjeçari nga Laçi, pritet ekstradimi në Itali (EMRI+VIDEO)
12 Mars, 08:52
-
Menaxhimi i plazheve publike hap debat në Lezhë, PD: Shoqëria e krijuar nga bashkia abuzim me çmimet! Ndreu: Akses i lirë për qytetarët
11 Mars, 16:17
-
Rama ndjek punimet në aksin Rrilë-Hidrovor: Pjesë e projekteve për zhvillimin e turizmit në Tale
10 Mars, 22:57
-
Motori përplaset me kamionin në aksin Lezhë-Shkodër, ndërron jetë në spital 51-vjeçari (EMRI)
10 Mars, 21:20
-
‘Jam me Trump’, Rama batuta edhe me banorët: Hajde pak ti me atë kapelën se më mbyte fare! Inspekton kantierin e rrugës Rrile-Hidrovor (VIDEO)
10 Mars, 17:39
-
Lezhë/ Një rrugë e drejtë, 2 kilometra që të çon në plazh nuk asfaltohet, banorët: Na mashtrojnë për fushatë por asgjë nuk bëjnë
10 Mars, 15:56
-
Lezhë/ Aksident në aksin Kune-Shëngjin, përplasen dy motorë! 1 i plagosur, transportohet në spital
9 Mars, 15:32
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër pranë fshatit Kakarriq, plagoset një grua (VIDEO)
9 Mars, 12:10
-
Lezhë, përplasi për vdekje ish-kunatin, Apeli lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Albert Kacajn
9 Mars, 09:26
-
‘Work and study’, maturantët e Lezhës njihen me ofertat e universiteteve publike e private, Gjura: Do çelen degë të reja në Universitetin e Shkodrës
8 Mars, 16:42