“Derisa të vdes do jesh edhe ti”, e mashtroi dhe bëri që të braktiste Gjermaninë, Katerina i kërkon falje Emanuelit

“Derisa të vdes do jesh edhe ti”, e mashtroi dhe bëri që të braktiste Gjermaninë, Katerina i kërkon falje Emanuelit

Katerina dhe Emanueli në studion e "Ka një mesazh për ty"

Ekziston diçka që quhet mundësi e dytë dhe që Katerina ka ditur ta shfrytëzojë më së miri. Ajo është një grua e divorcuar me tre vajza dhe që jeta e njohu me Emanuelin nëpërmjet rrjeteve sociale. Por Katerina nuk i kishte treguar të riut që kishte tre fëmijë, por i kishte thënë vetëm për njërën.

Sot 25-vjeçarja kishte ardhur në studion e “ Ka një mesazh për ty” për t’i kërkuar falje Emanuelit. Ai la pas gjithçka kishte aty dhe u kthye në Tiranë për Katerinën, me të cilën bisedonte vetëm përmes internetit. Pavarësisht të gjithave, Emanueli nuk hoqi dotë nga dashuria e tij. Për gjithçka ka bërë për të, Katerina do t’i japë një mesazh Emanuelit, i cili nuk është në dijeni.

Por, ka edhe një surprizë tjetër. Nga Gjermania ka ardhur Fabjola, motra e Emanuelit, e cila në fakt ndjek nga ekrani i dhomës tjetër gjithçka që po ndodh në studio. Katerina ka rrëfyer për të gjithë ppublikunm shqiptar historinë e saj nga fillimi.

“Mua më quajnë Katerina, jam 25 vjeç, lindur dhe rritur në Greqi, jam nënë e tre vajzave. Unë kam qenë 14 vjeç, sapo kisha ardhur në Shqipëri për pushimet verore se shkollën e kam bërë në Greqi. Duke kaluar çdo ditë me gjyshen në ballkon, sepse nuk dilja dot, duhet të dilja gjithmonë me gjyshen edhe qoftë për një shëtitje, sepse isha e privilegjuara. Në Shqipëri gjatë pushimeve verore u njoha me një djalë, që është edhe babai i vajzave të mia. Nga ballkoni në ballkon bënim shenja, përshëndeteshim. Asnjëherë nuk takoheshim, sepse tek gjyshja kisha edhe katër dajat. 14 vjeç një gocë kaq e vogël nuk mund të dashurojë, mendoj se ishte pjesërisht edhe gabimi im dhe i nënës time.

Unë kam vetëm mamin, sepse prindërit e mi ishin të divorcuar. Kam pasur dy prindër shumë të mirë, është një nënë shembullore për mua. Duke na rritur vetëm dhe duke dhënë fjalën gjyshi, mamaja ime pranoi fjalën e gjyshit dhe mendoi se edhe mua mund të më siguronte. Është shumë e vështirë një nënë e vetme të rrisi një vajzë në moshën time edhe një djalë. Brenda tre ditësh u bë fejesa, erdhëm në Shqipëri, shkollën e lashë, nuk munda ta vazhdoja më për arsye ekonomike, djali më mori tek shtëpia, sepse rrija tek shtëpia e gjyshërve. 14 vjeç kam vajtur tek shtëpia e burrit pa dasëm,”- tregon ajo.

“Isha 15 vjeç shtatzënë dhe 16 linda vajzën, Anxhela. Më pas vijnë në jetë edhe dy vajza të tjera, Emili dhe Evelina, e madhja Anxhela është 10 vjeçe, e vogla 5 dhe tjetra 3. Kur goca ishte 3-4 vjeçe ai ka qenë shumë xheloz. Nuk e di pse, ndoshta sepse ishte 12 vite më i madh se mua, kishte ndonjë frikë. Thjesht ishte xheloz për çdolloj gjëje, unë i kërkoja të shkoja në punë, nuk shkoja dot në punë, kërkoja të dilja me kunatat e mia duhet të merrja leje dy ditë para, të shkoja tek mami gjithmonë do kisha probleme, pasi linda gocën mami njëfarë kohe ka jetuar në Tiranë, sepse tashmë ishte edhe ajo e rimartuar. Vendosa të ndahesha pas dhjetë vitesh martesë,”- vijon më tej 25-vjeçarja.

Këtë pjesë të jetës, sigurisht përveç 3 vajzave të mrekullueshme, Katerina e ka lënë pas. Të tashmen dhe të ardhmen e sheh me Emanuelin.

“Pas divorcit, u njoha me një djalë, ai jetonte në Gjermani, ka emrin Emanuel, është një person shumë i mirë, shumë i afërt. Për mua është shumë i bukur. Ne u njohëm përmes shoqërisë në Facebook. Gjashtë muaj me kamerë ndezur, natë e ditë, në punë, në shtëpi. Ai më thoshtë Katerina hajde në Gjermani, ku punonte në lokalin e motrës, Fabjola ka një restorant atje në Duseldorf, ku jeni të mirëpritur. Atë nuk e kam takuar asnjëherë ballë për ballë, por kam një kontakt shumë të mirë, e di çfarë femre është, e adhuroj për atë që është ajo. Të treja motrat i ka shumë të mira, por me Fabjolën kam një lidhje të veçantë. Më tha do vijë unë në Tiranë, nuk e besova, unë punoja në një hotel recepsioniste, ishte një hotel familjar. Më tha më jep emrin e hotelit, por unë nuk ia dhashë. Unë nuk i kam thënë se kam tre vajza pasi nuk është se jam një njeri që nuk hapem shumë. Është sot hera e parë që unë po hapem. Unë i kam thënë vetëm që isha një nënë e divorcuar dhe kisha një gocë,”- tha Katerina e cila u prek.

Gazetarja e emisionit “E Diela Shqiptare” shkon në zyrën ku punon Emanueli dhe i thotë se për të ka një mesazh, i cili pranon me kënaqësi të shkojë në studio. Emanueli nuk e ka idenë se kush qëndron në anën tjetër të murit në studio, por emocionet pasi sheh në ekran personin që shfaqet aty, shkruan klan.al.

Momente nga biseda mes çiftit:

Emanuel: Është dashuria e jetë sime.

Katerina: Doja të kërkoja falje, sepse ke ardhur në Shqipëri vetëm për mua, ke pasur një jetë shumë të mirë.

Emanuel: Mendoj se kam këtu Gjermaninë.

Katerina: Dua të falenderoj, që do të treja gocat e mia. Je përkrah meje dhe nuk më ke paragjykuar dhe nuk më ke dalë kundër asnjëherë. Në jetën time derisa të vdes do jesh edhe ti.

Emanuel: Jeta të jepet një herë të vetme dhe t’i je kuptimi i saj, dashuri.  Se prisja nga ty këtë. Të dua shumë.

Nga ana tjetër, Fabjola, motra e Emanuelit e cila po shikonte gjithçka po ndodhte, i tha Arditit se ishte e surprizuar dhe njëkohësisht shumë e lumtur për vëllain e saj.

Fabjola: Shumë emocione, shumë e surprizuar. Jam shumë e lumtur për vëllain tim. Është më i bukur nga dashuria.

Arditi: E dije historinë e saj?

Fabjola: Nuk e dija, dija vetëm qe kishte një gocë. Është një fatkeqësi që ka ndodhur. Nëse vëllai im është i lumtur edhe unë jam shumë e lumtur, sepse dua vëllain, do dua edhe nusen.

Dashuria pa kushte është dashuri e vërtetë. Fabjola jo vetëm që nuk u zgjënjye nga zgjedhja e vëllait por i premtoi Katerinës se do e konsideronte si motrën e saj. Sepse të thuash të vërtetën, të bën gjithmonë të lirë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?