Dermatologia: Ruhuni nga dielli gjatë verës! Djegiet e rënda kthehen në kancer të lëkurës

Ndërkohë që sezoni veror ka startuar tashme, duket se dhe shqiptarët janë ndërgjegjësuar duke marrë më tepër informacione, për shëndetin e tyre, në ditët verore.

Në një intervistë për Report TV, dermatologia Violeta Dajci thotë se është rritur numri I shqiptarëve që shkojnë më tepër në vizita tek dermatologu për të marrë informacione për masat parandaluese për sëmundjet e lëkurës që shkaktohen nga dielli dhe jo vetëm.

"Numri i personave qe kujdesen për veten është shumë i rritur në krahasim me vite më parë. Nuk është rritur numri I personave me dëmtime ose patologji të lëkurës akoma në këtë periudhë, kjo për arsye të ndërgjegjësimit, apo të asaj pune qe ne kemi bërë më parë me ta, por është rritur shumë numri i personave qe vijnë përpara se tu fillojnë këto shqetësime", u shpreh Dajci.

Dermatologia rekomandon që pas larjes në det apo pishina gjithmonë të shpërlahemi me ujë të rrjedhshëm. Kjo pasi infeksionet bakteriale kryesisht ndodhin në moshat e vogla.

Dajçi bën apel që të ruhemi nga djegiet që shkaktohen nga dielli, pasi në rastet që janë të rënda dhe shkaktohen disa herë në fëmijëri, në moshë të tretë kthehen në kancer të lëkurës.

"Djegiet ndodhin kryesisht tek personat që kanë tip lëkure shumë të bardhë, tek personat që dalin që ditën e parë dhe qëndrojnë të pambrojtur me kremra fotombrojtës por edhe që I marrin dhe rrezet e mesditës që në fakt janë shumë përveluese janë djegëse dhe janë rrezet UVA që jane dhe të rrezikshme sepse ato përvec djegieve që japin në periudha të ndryshme të jetës, në periudhën e tretë të jetës ose në moshen e trete japin kancer të lëkurës", u shpreh dermatologia.

 Po ashtu nishanet duhen të mbrohen ne veçanti, qe të mos kthen në melanoma.

 "Janë nishanet që njerëzit duhet t'i mbrojnë që më vonë këto lloj nishanesh të mos kthehen në  melanoma që është kanceri më vdekjeprurës për momentin në të gjithë botën", tha ajo.

Tre muajt veror njihen gjithmonë si më të ngarkuarit për sëmundjet e lëkurës, kjo si shkak i infeksioneve mykotike, bakteriale, djegia nga dielli apo dhe nga  patologjitë alergjike, si dhe nga ushqimet e ndryshme qe njerëzit konsumojnë në këtë periudhë.

Për këtë arsye, këshillohet që të përdoren kremra gjatë pushimeve për tu mbrojtur nga rrezet e diellit, sidomos gjatë orëve të ditës, kur rrezet e diellit janë më të forta.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi