Dermatoza nodulare prek edhe
Lezhën, 10 gjedhë të ngordhu

Dermatoza nodulare prek edhe<br />Lezhën, 10 gjedhë të ngordhu
LEZHE - Sëmundja gungore e lëkurës, që paraqitet te gjedhët, apo “dermatoza nodulare” ka prekur edhe qarkun e Lezhës. Mësohet se disa krerë gjedhë kanë ngordhur nga kjo sëmundje. Sipas fermerëve të dëmtuar, kjo ka ardhur nga mungesa e vaksinave , ndërsa shprehen se ngordhja e gjedhëve u ka dëmtuar ekonominë familjare.

"Ka dy javë që i ka kapur sëmundja. Vetëm mjekim privat i kemi bërë."- shprehen fermerët.

Sipas drejtorit të Bujqësisë Lezhë, deri tani kanë ngordhur 10 krerë gjëdhë nga kjo sëmundje. Ndoc Lleshaj thotë se “dermatoza nodulare e gjedhit” ka prekur ato kafshë të cilat nuk janë vaksinuar. Lleshi thotë se fermerët që kanë patur kafshë të dëmtuara nga sëmundja do të kompensohen nga Ministria e Bujqësisë.

"Nëse kafsha dëmtohet, ne shkojmë e ekzaminojmë, marrim pjesë në vlerësim, bëjmë procesverbalin për të graantuar fermerin që lopa është e zëvendësueshme ose në lek, ose fizikisht. E rëndësishme është që nuk prek njeriun. "-u shpreh Ndoc Lleshi, drejtor i Bujqësisë në Lezhë.

Në Lezhë kanë munguar mbi 1 mijë doza vaksinash dhe kjo ka sjellë përhapjen e epidemisë në disa zonë të këtij rajoni. Përveç kafshëve të llojit gjedh, kjo sëmundje nuk e prek njeriun dhe si e tillë nuk paraqet rrezik për shëndetin human.

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv