Deromemaj në ‘Studio Live’: Bashën do e nxjerrim nga zyra, turp nëse ka blinduar PD-në! Çika: Lëvizjet e Berishës për të mbrojtur veten e familjen

Tema e diskutimit këtë pasdite në ‘Studio Live’ në Report Tv për gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj ishte situata në Partinë Demokratike. Të ftuar ishin Nebil Çika, ish-kreu i shoqatës së të përndjekurve politikë dhe delegati i PD në Vlorë, Genc Deromemaj. Nebil Çika tha se ish-kryeministri Berisha është shumë i qartë teksa flet për revolucion ndërsa theksoi se është pro ligjshmërisë dhe jo revolucionit që nuk njeh ligje e rregulla. Ndër të tjera Çika theksoi se lëvizjet e Berishës janë për të mbrojtur veten dhe familjen e tij pas shpalljes non grata nga SHBA.

“Kur flet për revolucion do të thotë se nuk njeh asnjë rregull apo ligj. Po kur ti i bie me shqelma dyerve nuk është paqësore. Revolucioni nuk njeh ligje dhe rregulla. Për mua mund të ketë shumë pakënaqësi, njerëzit përreth Berishës mund të kenë shumë qëllime, duke shfrytëzuar Berishën. Nëse do zgjidhja mes revolucionit dhe legalitetit, do zgjidhja ligjshmërinë. Kam rezervat e mia për lëvizjet e Berishës.”-tha Çika.

Për një grup të mbështetësve të Berishës që sot në përpjekje për tu futur në selinë blu i gjetën dyert të mbyllura, i quajtën të blinduara nga Basha. Deromemaj tha se Bardhit dhe Bashës nuk i pëlqen që Berisha dhe mbështetësit e tij të shkojnë atje ndërsa shtoi se nëse vërtetë është blinduar PD-ja është turp i jashtëzakonshëm.

“Nëse ka qartësisht blindim ose jo, nëse kjo në datën 8 do të konstatohet, do jetë një turp nga Basha dhe Bardhi nëse e kanë bërë këtë gjë. Nuk besoj se e kanë pasur të nevojshme të lyejnë apo për llaç. Nëse Basha e ka bërë këtë blindim, është një turp i jashtëzakonshëm që po na ndodh ne. Nuk e kuptoj çfarë tenton të bëjë i mbyllur tek pull.”-tha Deromemaj.

Ndër të tjera Deromemaj tha se s’ka forcë që i ndal demokratët të futen në shtëpinë e tyre.

“Nëse do të gjendet Basha në ish-zyrën e tij do të shoqërohet njerëzisht jashtë ambienteve, kuptohet, pa ja prishur xhelin e flokëve.”-shtoi Deromemaj.

I pyetur se cili ishte motivi që i është kthyer kundër Bashës, Deromemaj theksoi se nuk ka ndryshuar kah politik.

“Jam futur në politikë aktive, angazhimi në parti kur Basha mori drejtimin e PD. Kam qenë një nga ata që kam besuar dhe shpresuar tek cilësitë pozitive dhe te shpresa që Basha inspironte në fillimet e drejtimit të PD. Aktet e tij të fundit na ka bërë të kuptojmë që na paska gënjyer. Dua të falënderoj Bashën që na tregoi se kush është i vërteti. Paska pasur mllef brenda vetes. Tashmë është një libër i hapur. E njohim sa shpirzti dhe mllef paska pasur për ne bashkëpunëtorët e tij.”-tha Deromemaj.

Nebil Çika ngriti pyetjen në ‘Studio Live’ në Report Tv se pse grupi i Berishës duhet ta njohin Bashën kur tashmë e kanë shkarkuar.

"Pse i kërkojnë Bashës dhe Bardhit të sillen si struktura kur këta i kanë shkarkuar. Basha dhe strukturat legale të PD kanë legjitimitetin. Kryetari i Partisë njihet nga parlamenti, KQZ-ja. Këta që kontestojnë kanë të drejtë të sjellin fakte dhe prova. Thonë që janë shumica, por s’mund të flasim kështu.”-tha Çika.

I pyetur se çfarë mund të ndodhi të shtunën e 8 janarit, ditë kur është paralajmëruar edhe një protestë nga ish-kryeministri Sali Berisha, Nebil Çika është i mendimit se nuk do të ketë akte dhune.

“Kanë shkuar deri atje, thanë me datë 5, e shtynë me 8. Luftë nervash. Me sa e njoh Berishën, do i kalonte parashikimet nëse futen me dhunë në selinë e Partisë Demokratike. E gjitha është një lëvizje e Berishës për të mbrojtur veten dhe familjen e tij.”-theksoi Çika.

Deromemaj tha se kreu i selisë blu, Lulzim Basha, nuk gëzon përkrahjen e anëtarësisë së Partisë Demokratike dhe duhet të lirojë zyrën.

“Basha duhet të lirojë zyrën.”-theksoi Deromemaj.

Në përfundim të afatit të vënë nga Berisha që Basha të lirojë zyrën, mbështetësit e tij provuan sot të futeshin në seli por të tre dyert ishin të mbyllura. Flamur Noka tha se Basha e ka kthyer selinë në një burg të sigurisë së lartë, ndërsa Bardhi u përgjigj duke thënë se ai po bën show. Bardhi tha se PD është e hapur për demokratët por jo për grupin e strukturuar kriminal B9.

    /J.GJ./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Juli: 05/01/2022 20:10

      Po ti shurak do ta nxjeresh jashte qe nuk lahesh e nuk mban dote familjen e di veten kush je o palaco iken kohrat qe beje biznes pa paguar gje te gjithe mashtrusat dhe ata qe shkateruan vendin ne burge

      Përgjigju
    • vjeshta: 05/01/2022 19:35

      Pse nuk e ka lënë me 11?! Kështu do të vriste si në 2011!

      Përgjigju
    • Niku melihas: 05/01/2022 18:34

      Do ta nxjeri ky qurrashi qe s lq me futje pa ber ketyre te betonit dhe punimeve ne ndertim Ik ore shurrak se Basha ka bekimim e USA

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja