KINË - Një ekip shkencëtarësh kinezë kanë arritur të krijojnë 10 derra, lëkura e të cilëve merr një ngjyrë të gjelbër në errësirë.
Shkencëtarët e Universitetit Bujqësor të Kinës kanë arritur ta bëjnë këtë gjë duke injektuar proteina fluoreshente në ADN-në e derrave.
Hulumtimi ka për qëllim që të zbulojë një gen në trupin e njeriut që mund të ndihmojë në trajtimin e sëmundjeve të trashëguara.
Sipas shkencëtarëve, kjo metodë mund të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga hemofilia, një sëmundje e rrallë gjenetike. E njëjta teknikë është përdorur më parë edhe në Turqi, ku u krijuan lepuj që shkëlqenin në errësirë.
Shkencëtarët tani janë duke punuar për arritjen e rezultateve të ngjashme edhe tek delet.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com