Ka shumë kohë që Sali Berisha i mbështetur edhe nga aleati i tij Ilir Meta po i bën jehonë “revolucionit”, me anë të të cilit do rrëzojë personalisht Edi Ramën, sepse ai kurrë, asnjëherë, kryeministrat që kanë drejtuar vendin nuk i ka njohur si ‘institucion’, por thjesht si individ armiq personal të tij edhe rrjedhimisht armiq të opozitës që ai ka përfaqësuar edhe militantëve të Partisë Demokratike. Me këtë mënyrë të të bërit politikë ‘divide et impera’, pra përça e sundo, Sali Berisha ja ka arritur qëllimit të tij, marrjen e pushtetit, por duke i bërë një dëm të madh vendit edhe kombit.
Gabimi historik i Sali Berishë është mënyra se si ai u soll me pushtetin dhe pasuritë kombëtare të vendit, për të cilat nuk ka nevojë të përsëriten. Ai krijoi një Parti të familjes së tij dhe institucionet e shetit, drejtësinë edhe medjan i ka trajtuar si një pronë të familjes së tij edhe akoma nuk ndalet duke e shantazhuar drejtësinë, duke e udhëhequr revolucionin e tij imagjinar pikërisht në datën kur do zhvillohet “gjyqi i vulës” siç thuhet rëndom.
Burgosja e kundërshtarit të tij politik Z. Fatos Nano dhe më pas vjedhja e zgjedhjeve në vitin 1996 dhe mos përsëritja e tyre në 40 zonat e pretenduara nga opozia socialiste dhe e rekomanduar nga ndërkombëtarët e bëjnë atë një politikan të dështuar edhe dështimi duhet nderuar sipas moralit tim. Pastaj ngjarjet e 1997, të cilat e shkatërruan imazhin e vendit, i cili u shoqërua me largimin e trurit në mënyrë masive u desh një jetë e tërë për t’a përmirësuar, por që Sali Berisha bashkë me aleatin e tij, për hallin e tij personal nuk e lejon të ndodhë duke u kapur me thonj pas çdo fije kashte që i del përpara, por me sa duket mbështetësit e tij janë reduktuar edhe bërë sa një grusht.
Rikujtoj këtu datën 6 Dhjetor të vitit të shkuar kur në Tiranë u zhvillua Mbledhja e Nivelit të Lartë me gjithë Kryeministrat përfaqësues të vendeve të Bashkimit Europian. I kam ende në kokë zërat vajtues të “vomeshave” për të ikurit në emigracion dhe plagë të tjera, që realisht vendi ynë i ka. Në njërën anë në ekranet e TV shqiptare shfaqej me gjithë shkëlqimin e saj shëmbëlltyra e qytetërimit europian, në anën tjetër tek Hotel Dajti një turmë tribale duke grushtuar një person të sëmurë, i cili goditi mbi “Liderin Historik”.
Opozitarët tashmë në shumicë e dinë se dueli i Sali Berishës nuk ka të bëjë realisht me Edi Ramën, por me një forcë shumë madhore, pra me SHBA dhe sigurisht që i madhi e shpërfill të voglin, i cili kërkon një duel të pa adresuar prej frikërave që i vijnë nga pasiguria . Këto ditë nëpër rrjetet sociale qarkullon një vajtim i aktores Raimonda Bulku e shfaqur në foton e saj me pranga në duar edhë një shami në kokë, një grua e cila i përket kastës së privilegjuar të diktaturës, e cila ka vazhduar t’i gëzojë ato privilegje gjatë të ashtuquajturës demokraci, madje të trashëguara te fëmijët e saj.
Sali Berisha ëndërron vitin 92, kur ai e kishte në dorë të bënte shumë gjëra të mira në këtë vend. I kishte ekonomistët e investuar nga sistemi i shkuar, të cilët e kanë ditur mirë se, me kalimin nga sistem socialist me ekonomi të planifikuar, në një sistem të tregut të lirë marrëdhëniet në prodhim do ishin të njëjtat me të vetmin ndryshim, formën e pronësisë, pra pronën private. Ato, që ishin të panjohura për ne ishin marëdhëniet e shpërndarjes, për të cilat kishim asistencë të huaj kryesisht amerikane me bollëk. Por ai e filloi gjithshka mbrapsht, për të cilat ka ardhur momenti të përgjigjet.
Prandaj Sali Berisha bashkë me Ilir Metën në protestën e radhës janë të destinuar të dështojnë. Dështimi nuk ka nevojë për vrarje ndërgjegje, të gjithë kemi pasur dështime në jetë edhe jemi ringritur duke ja nisur nga e para, por jo nga e njëjta rruge.
Të gjitha rrugët e kësaj dysheje janë të ezauruara, gjithshka që ata ëndërrojnë është një delir. Armiku që kanë përpara është një mal i madh dhe i fortë, të cilit as nuk mund t'i afrohesh dot. Ata ulërinë, çirren në parlament edhe jashtë tij thjesht nga pafuqia, ndërsa revolucioni që ata shpresojnë se do të destabilizojë vendin do realizohet vetëm brenda kokave të tyre të sëmura.