TIRANE, 8 Korrik/ATSH-Anila Struga/.- Ambasadori shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi foli sot në komisionin e Jashtëm për nje hap të madh cilësor në marrëdhëniet me Greqinë.
"Në axhendat e dy viteve të fundit tezat e të dy palëve janë hedhur në tavolinë dhe janë bërë transparente. Tashmë mund të themi se nuk ka më sekrete mes nesh. Një pjesë e mirë e problematikës është bërë publike dhe përbën pjesën më interesante të analizave dhe debateve në media dhe në këto debate nuk ka më rezerva e tabu, pasi cfarë ishte për të thënë është thënë", u shpreh ambasadori.
"Nëse para disa vitesh, vijoi ai, vetëm të përmendje fjalën Çamëri përbënte lajm, tani kërkohet shumë më tepër, pasi kemi hyrë në fazën e kërkimit dhe gjetjes së formulave për zgjidhjen e tyre, jo duke u kapur nga ngjarje banale, që në dy vende fqinje e me ngarkesa historike janë të shumta, por duke u nisur nga thelbi i tyre dhe shkaqet që i gjenerojnë ato. Një nga këto problem, që deri dje pëshpëritej në korridore, është Ligji i Luftës, që nuk është më 'një patate e nxehtë' në Athinë dhe është kuptuar që është një ligj anakronik që duhet të anulluar. Anullimi i tij do të clirojë shumë energji pozitive dhe një pjesë e mirë e cështjeve që janë mes dy vendeve tona do të futen në procesin e zgjidhjes si derivat i saj. Por, që zgjidhjet të jenë të përhershme ato kërkojnë transparencë dhe komunikim, krijimin e besimit reciprok, nuk pranojnë kushtëzime, në mënyrë që të dy palët në fund të ndihen të fituara", vlerësoi ambasadori Dervishi.
Duke iu referuar takimit që ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati pati në Athinë me kryeministrin grek Samaras, ky i fundit, ishte hera e parë që vuri në dukje ndryshimet dhe evoluimin në gjendjen me Shqipërinë, si dhe nevojën e reflektimit në marrëdhëniet dypalëshe.
"Unë, tha Samaras, mbaj akoma në kujtesën time takimet e vjetra me Reiz Malilen(ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë në vitet 1982-1991) dhe me ambasadorë, por sot kam përballë një ministër të ri, që vjen nga shkolla europiane, me vizion europian. Greqia ka vuajtur shumë nga paragjykimet europiane, vazhdoi Samaras, dhe kjo gjë nuk ka pse të ndodhë dhe me Shqipërinë. Marrëdhëniet tona duhen parë në mënyrë integrale dhe në vizionin e së ardhmes europiane, ku do të gjejnë zgjidhje dhe cështje që i mbajnë peng këto marrëdhënie sic është ajo e Detit", citoi ambasadori Dervishi deklaratat e kryeministrit grek, në takimin me ministrin Bushati.
Kryediplomati shqiptar nenvizoi nevojën e krijimit të besimit në marrëdhëniet me palën greke dhe larg paragjykimeve. "Ky është një element i rëndësishem në marrëdhëniet me Greqinë, e cila ka kusuret e veta", shtoi ai.
Duke u ndalur tek ceshtja e toponomive, Dervishi theksoi se kjo kërkesë, e paraqitur nga pala greke katër vite më parë u neglizhua nga ana jonë. "Kur pas dy vitesh ne filluam prodhimin e pasaportave biometrike, (marr shkas dhe nga disa abuzime absurde me vendosjen krahinës si vendlindje në vend të vendit), u krijuan probleme dhe u bë zgjidhja që duhej bërë qysh në fillim. Në fund kjo cështje, që ishte këërkuar nga pala greke u zgjidh, por u shit në propagandën greke si një favor i Greqisë ndaj Shqipërisë. Ka dhe mjaft ngjarje të tjera të rëndomta që lidhen me një kishë fshati, apo do gjendet një polic apo kriminel apo dhe analistë të tipit të Nikolas Gejxh që mbahen gjallë me historira të së kaluarës dhe që kanë konotacion negativ në dinamikën e zhvillimeve aktuale", u shpreh ambasadori Dervishi gjatë informacionit të tij të sotëm në komisionin e Politikës së Jashtme ne parlament./a.g/
/Shqiptarja.com