Dervishi: Marrëdhëniet e vërteta
nuk zëvendësohen me ato virtuale

Dervishi: Marrëdhëniet e vërteta<br />nuk zëvendësohen me ato virtuale
TIRANË - Marrëdhëniet e vërteta njerëzore janë të pazëvendësueshme për të ndërtuar një jetë të shëndetshme dhe të kultivuar.
 
Rëndësia e komunikmit sy në sy është e pakrahasueshme me atë çka na ofron jeta virtuale e imponuar gjithmonë e më shumë nga mjetet e komunikimit masiv apo teknogjia.
 
Sociologu Zyhdi Dervishi i argumenton këto fakte, duke theksuar se trendi i imponuar i një shoqërie individualiste ndikon në izolimin e njeriut dhe për pasojë edhe në sëmundje psikologjike.

Marrë shkas nga analiza e kulturologut italian Umberto Ecco në formën e letrës këshilluese ndaj nipit të vet duke përgjithësuar brezin e ri, sociologu Derivishi e shikon domosdoshmëri ushtrimin e kujtesës nëpërmjet leximit.

Sipas vëzhgimeve të profesor Dervishit studentët dhe të rinjtë shqiptarë kanë mangësi në aspektin kulturor të të lexuarit dhe interesit për të, prandaj ai e këshillon edhe të mësuarin përmendësh të një poezie si ushtrim të mirë për një jetë të shëndetshme.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm