Dëshira e pazakontë e Elon Musk: Do të doja të vdisja në Mars, jeta në Tokë është rrezik

Dëshira e pazakontë e Elon Musk: Do të doja të vdisja në Mars, jeta në Tokë është rrezik

Elon Musk


Elon Musk ka bërë një tjetër deklaratë të çuditshme, duke thënë se do të donte të vdiste në Mars. Një deklaratë të tillë, miliarderi e bëri për herë të parë në vitin 2013, por s'i duket nuk e ka harruar. 

“Ju dëshironi të zgjoheni në mëngjes dhe të mendoni se e ardhmja do të jetë e mrekullueshme dhe kjo është ajo që nënkupton të qenit një qytetërim hapësinor. Ka të bëjë me besimin në të ardhmen dhe të mendosh se e ardhmja do të jetë më e mirë se e kaluara. Dhe nuk mund të mendoj asgjë më emocionuese se të dal atje dhe të jem mes yjeve”, thuhet në faqen e internetit të SpaceX, kompanisë në pronëri të Musk. 

Së fundmi, Musk njoftoi se Starship do të niset për në Mars deri në fund të vitit të ardhshëm, duke mos mbartur asgjë tjetër përveç robotit humanoid të Teslës, Optimus. Dhe nëse ky mision do të shkojë mirë, miliarderi synon që të dërgojë njerëz në Planetin e Kuq në vitin 2029-2030.

Megjithatë, Musk nuk po flet për të vizituar Marsin. Ai flet për të jetuar atje. Argumenti i tij? Qëndrimi në Tokë është rrezik real. Fatkeqësitë klimatike, ndikimet e asteroideve, kontrolli i Inteligjencës Artificiale.

Në mendjen e tij, Marsi nuk është thjesht një plan rezervë, është mbijetesë.
 

Xh.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohet plantacioni me mbi 3 mijë bimë marijuanë, arrestohen 3 shqiptarë

Spanjë/ Zbulohet plantacioni me mbi 3 mijë bimë marijuanë, arrestohen 3 shqiptarë