Dëshira Maja: Punimet e artistike 
zanati që po ‘braktiset’ nga femrat

Dëshira Maja: Punimet e artistike <br />zanati që po ‘braktiset’ nga femrat
TIRANE- Udhëtojmë 35 km larg kryeqytetit për të parë nga afër punën e palodhshme që gratë dhe vajzat e Krujës të ofrojnë edhe në ditët e ftohta të dimrit. Punimi i qilimave me ngjyrat tipike kuq e zi, format e çuditshme apo motivet e rombit apo shqiponjave na përplasen para syve sapo nisim të ecim në Pazarin e Vjetër të Krujës, aty ku duart e grave krutane nuk pushojnë së punuari edhe në temperatura të ulta në ditët gri të janarit.

Për t'i dhënë një tjetër vlerë punimeve artistike të qilimave dhe sexhadeve, traditë kjo e kahershme e Krutanëve, por jo vetëm, Dëshira Maja na tregon hap pas hapi punën e saj gjatë 35 viteve si dhe vështirësit që ajo ka hasur deri në momentin që ka ngritur dyqanin e saj. Dëshira tregon se, edhe pse punimi i qilimave ka filluar sërish dhe po shihet me mjaft interes gjatë viteve të fundit, sidomos nga turistët e huaj, duhet akoma më shumë motivim për të orientuar vajzat dhe gratë drejt punimeve artistike. Madje, të fokusohen më shumë tek motivet e vjetra të qilimave dhe sexhadeve sepse këto punime po fillojnë të ‘vdesin’.
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?