Ato janë dy motra binjake të cilat kanë pasur gjithmonë pasion të behn modele të njohura, por tashmë ndodhen sa në një klinikë në tjetrën duke luftuar për jetën. Dashenka dhe Maria, motrat me origjinë nga Rusia u përballën me kushtin për t’u dobësuar në mënyrën më ekstreme të mundshme, në mënyrë që të arrinin të bëheshin modele të njohura.
“El Salvador” shkruan se ato u inkurajuan nga agjencia për ta bërë publike në rrjete sociale gjithë proçesin e dobësimit. Ato reduktuan ndjeshëm ushqimin dhe pas orës 5 të pasdites nuk konsumonin më asgjë. Në këtë mënyrë trupi i tyre filloi të konsumonte kockat e tyre.
Dy binjaket Dashenka dhe Maria
Në këto kushte njëra prej motrave, Dasha ra në koma për 3 ditë. Binjaket kanë ndryshuar shumë klinika në mënyrë që të shërohen por shumë nga spitalet i kanë refuzuar.