Dëshiron të martohesh me mua?
Gazetari propozon live Rita Orën

Dëshiron të martohesh me mua?<br />Gazetari propozon live Rita Orën<br>
Në një konferencë të dhënë për shtyp para koncertit të Pavarësisë, Rita Ora shprehet shumë e lumtur që është pjesë e festimit të këtij 10-vjetori të Kosovës së pavarur. “Mund të ishim kudo kudo në botë por unë zgjodha të jem këtu për të performuar koncertin më të mirë të karrierës sime”, shprehet Rita.

Unë jam një vajzë nga një vend i vogël dhe duhet të lë shenja në botë. Pas një pune të madhe dhe të vështirë kam arritur këtu ku jam , dhe tani po e shikoj se sa kam arritur. Mesazhi im është se kemi vetëm një mundësi për tu mbajtur mend. Sa më shumë që jemi të njohur, e bëjmë vendin më të madh. Kur isha në Prishtinë, isha vetëm unë, por tani janë më shumë. Janë Dua Lipa dhe Bebe Rexha. Kjo është kënaqësi sepse ne po ecim përpara. Jam e lumtur që kam pasur impakt të mirë për këtë”, ka thënë ajo. 

[gallery]25589[/gallery]
Pas një pyetje të gazetarëve, një gazetar i Dukagjinit e ka propozuar Ritën për martesë.

“Dëshiron të martohesh me mua?”, i ka thënë ai.
Uaaauuu... Më lër të mendohem pak...Mund të them se fillimisht mund të të dalim bashkë”, ja kthen duke qeshur këngëtarja me famë botërore.


e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës