Dëshmi tronditëse nga vrasja e mësueses në Francë: 16 vjeçari nxorri thikën nga çanta dhe e goditi në gjoks teksa shpjegonte mësimin

Dëshmi tronditëse nga vrasja e mësueses në Francë: 16 vjeçari nxorri thikën nga çanta dhe e goditi në gjoks teksa shpjegonte mësimin

Nxënësit e shkollës ku ndodhi ngjarja e rëndë në Francë, kanë dhënë dëshmitë e tyre duke zbuluar veprimet e 16 vjeçarit që qëlloi për vdekje mësuesen e tij gjatë kohës që jepte mësim. Në dëshmitë e tyre ata, thanë se i mituri e nxorri thikën nga çanta dhe më pas e qëlloi mësuesen gjatë kohës që po shkruante në dërrasën e zezë. 

“E pamë nxënësin duke nxjerrë diçka nga çanta, një objekt të mbështjellë me letër. Më pas ai shkoi te dera. Menduam se donte të shkonte në banjë. Në fakt ka bllokuar daljen. Mësuesi po shkruante në dërrasën e zezë afër derës. Më pas ai u kthye dhe e goditi në gjoks me atë që dukej si një kaçavidë.


Lajmi kryesor:

Ngjarje e rëndë në Francë, nxënësi 16 vjeçar vret me thikë mësuesen e tij


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)

Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)