Dëshmia e Kadri Roshit në hetuesi 
ja çfarë tha për Kasem Trebeshinën 

Dëshmia e Kadri Roshit në hetuesi <br />ja çfarë tha për Kasem Trebeshinën 
TIRANE- Mes Teatrit dhe Lidhjes së Shkrimtarëve, Kasem Trebeshina e kishte bërë zgjedhjen e tij. Ai mendonte se ishte më i talentuar si shkrimtar… Kështu deponon në hetuesi aktori Kadri Roshi, ndërsa ishte thirrur të pyetej rreth Kasem Trebeshinës, i arrestuar në dhjetor 1953.

Çfarë i lidhte bashkë Kadri Roshin dhe Kasem Trebeshinën dhe pse aktori nuk e kursen mikun e tij shkrimtar, duke dëshmuar në hetuesi se ai e kishte shkelur vijën e Partisë dhe sërish mendonte se fajin ia kishin disa eksponëntë në Lidhjen e shkrimtarëve?... Trebeshina dhe Kadri Roshi ishin miqësuar gjatë vitit 1953 dhe aktori ka dëshmuar për aktivitetin dhe jetën në teatër të Trebeshinës, pakënaqësitë që kishin lindur pas vënies në skenë të dramës së Trebeshinës “Heronjtë” përplasjet me regjisorin sovjetik Andre Kriçko, etj.

Procesverbali i mbajtur me 27 mars 1954, zbardh pak a shumë këto qëndrime të aktorit ndaj Kasem Trebeshinës dhe ajo çka bën përshtypje është fakti se aktori Kadri Roshi, ndryshe nga shkrimtari Mehmet Myftiu, nuk nguron ta përsërisë se Trebeshina e ka shkelur vijën e Partisë dhe jo vetëm në një rast, gjë që mund ta rëndonte poozitën e shkrimtarit gjatë procesit hetimor dhe në gjyq.

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg