ITALI- Rrëfimi i modeles shqiptare në sallën italiane të gjyqit, ku po dalin fakte sesi 2 politikanë organizonin festa luksoze me jahte private, duket se nxjerr në dritë atë që prokurorët kërkonin, akuzën e “abuzimit me paratë e shtetit”.
Engri Salillari, modelja 25-vjeçare shqiptare, u shfaq e qetë para pak ditësh, përballë gjyqtarëve të Milanos, gjatë një procesi ku ajo është dëgjuar si dëshmitare dhe ish-e dashura e Gianluca Guarischit, ish-drejtorit rajonal të “Forza Italia”, i dënuar tashmë për korrupsion dhe tani është në gjyq për të njëjtën vepër penale. Akuzohet edhe ish-guvernatori i Lombardisë, Roberto Formigoni, për pjesëmarrje në këto festa, bashkë me ish-të dashurën e tij 25 vjeçe, modelen italiane Luana Cazzato.
Ndërkaq, Salillari tha në gjykatë se “Unë jam femër, nuk shqetësohesha se cili paguante (...). Rrija në tavolinë dhe sigurisht nuk shkoja te arka për të paguar. Guarischi u arrestua më 12 mars të 2013-ës, si pjesë e një hetimi nga Antimafia e Milanos, në lidhje me sistemin shëndetësor në Lombardi. Mes të dyshuarve ishin edhe vetë udhëheqësit e spitaleve, një mjek i Institutit të Tumoreve, etj.
Nga njëra zyrtarët publikë e nga tjetra privatët, që nga rindërtimi i akuzës, mësohet se kanë paguar ryshfet, ku përfshihet familja Lo Presti, ku babai e djemtë kanë zgjedhur të negociojnë dënimin deri në 2 vjet. Guarischi, në vend të kësaj, zgjodhi procedurën e zakonshme. Prokuroria milaneze thotë se ka hije të mafies. Megjithatë, nga fillimi në sallën e gjyqit është folur ekskluzivisht për ish-guvernatorin e Lombardisë, Roberto Formigoni, i cili është nën hetim për “korrupsion” dhe “manipulim të ofertës”.
Në seancën e fundit është bërë numërimi i udhëtimeve, ku 11 rrugë janë ndarë me “mikun Guarischi”, i cili, sipas antimafies, paguante festat e tyre. Cesare Polli, ish-bankier, vihet në dispozicion të Guarischit, ku ngiste makinën e tij (një Mercedes dhe një Porsche ), paguante dhuratat e Krishtlindjeve (bizhuteri Bucellati) dhe ofronte shishe shampanje, ku gjithçka ndodhi verën e vitit 2012. Në atë kohë Formigoni ishte vendosur në Kroaci.
Pushime luksi, me jaht luksoz në dispozicion, ku aty ndodhet Guarischi, Engri Salillari dhe ish-e dashura e Fomigonit, Luana Cazzato. Pastaj, papritur në Milano, vdes kardinali Martini e Formigoni mori pjesë në funeral, për t’u rikthyer prapë në det. Para se të nisej në një fluturim privat, rezervon shampanjë nga Guarischi, i cili ofron shërbime në Peck (një nga restorantet më të famshme në Milano). “E gjithë kjo”-, thotë ai, “për 250 Euro”.
Sipas pyetjeve të prokurorëve Claudio Gittardi dhe Vincenzo D’ Alessio, konfirmohet afërsia e Guarischit me Formigonin, e deklaruar në gjyq nga Guarischi, i cili rrëfeu se “Formigoni është miku im prej 28 vitesh”. Polli zbulon se vitin e kaluar (2011-2012), e ka shoqëruar Guarischin 25 herë në pallatin e Rajonit të Lombardisë.
Ai tregon se Formigoni varej nga buzët e Guarsichit (“Nëse i thoshte pi, ai pinte” ), ndërsa konfirmon se edhe sipërmarrësit Lo Presti udhëtuan në Kroaci, teksa këto quheshin si “rrugë pune”. Tjetër aspekt i këtij hetimi është rrëfimi i sipërmarrësve Lo Presti, të cilët thanë se sapo merrte paratë, Guarischi fluturonte në të njëjtën ditë, për në pallatin e ish-guvernatorit, për të bërë atë që ende sot mbetet mister.
Ndërkaq, modelja shqiptare Engri Salillari, ish-e dashura e Guarichit, flet e sigurtë në karrigen e dëshmitarëve. Nga pika e fillimit të ndjekjes penale prokurorët kërkojnë informacion për udhëtime dhe pagesat. Modelja shqiptare nuk ka qartësi, por ndonjë prezumim: “Gjithkush paguante për vete”. Më tej i referohet lidhjes së Formigonit “Nuk më interesojnë shumë çështjet e dashurisë, por ju mund të thuhej se ata ishin sëbashku.” Kryetari i Kolegjit, Oscar Magi, i tha vajzës që të mos të hidhte pretendime, por të përgjigjej saktë. Por modelja shqiptare shtoi “Nuk kam asnjë dëshmi fizike apo materiale”.
Shkrimi u publikua sot (17.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com