TIRANE- Prel Pjetrushi ish-komandanti i grupeve të gatshme njëherësh dhe ish-agjenti i policisë kriminale, që prej një jave është përfshirë në akuza publike me vllezërit Tafili, Mit’hat Havarin dhe Sokol Koçiun, ka pranuar në dëshminë e tij dhënë në prokuronë e Shkodrës se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Bahri Tafilit, gjatë operacionit të rrethimit të banesës së tij në gushtin e vitit 2000. Në dëshminë që Pjetrushi e ka dhënë para oficerit Frederik Laloshit, ai sqaron se në momentin kur është vrarë Admir Tafili ka qënë 12 metra larg tij dhe vetë ai ka qëlluar me armë zjarri, ashtu siç kanë bërë dhe dhjetëra efektivë të policisë, që kanë qënë në operacion ditën e vrasjes së Zylyftarit.

Gazeta “Shqiptarja.com” zotëron të plotë dëshminë prej katër faqe të Pjetrushit, i cili sqaron se vrasja e Bahri Tafilit, është kryer pas ekzekutimit të Arben Zylyftarit. Mbas një qetësia nja dy ose tre minutëshe Bahri Tafili, doli me armë në dorë duke qëlluar në drejtim të policisë për të hapur rrethimin dhe policia iu kundërpërgjigj me zjarr dhe rreth 5 metra larg kasolles stallë, mbeti i vrarë, kurse personi tjetër kërkonte që të dorëzohej.Nga të gjitha forcat më i afërmi me stallën nja 12 metra përballë derës së saj isha unë dhe i kam kërkuar personit që të hidhte armën nga dritarja, ku aty kishte mbetur dhe një kalë i vrarë”-është shprehur Prel Pjetrush. Ky i fundit tregon se pas vrasjes së Zylyftarit, drejtimin e operacionit e ka marrë vetë ai.

Në shkodër, viti 2000 muaji Gusht, data 09
Unë Frederik Laloshi, Oficer i Policisë Gjyqësore në prokurorinë Shkodër mbaj këtë procesverbal me të dhëna përmbledhëse nga shtetasi Prel Pjetrushi.
Prel Pjetrushi: Jam Oficer i Policisë Gjyqësore me detyrë komandant i grupeve të gatshme dhe i agjentëve të Policisë Kriminale.Lidhur me ngjarjen që ka ndodhur në 2 gusht 2000 kam për të thënë se: Në atë zonë të quajtur “Alla Kryq” sipas disa informacioneve që kishim si zonë e nxehtë për policinë, pasi të gjitha makinat që vidheshin dhe grabiteshin, strehoeshin në atë zonë dhe duke u nisur nga një operacion i të njëjtit lloj kishim gjetur dhe tre mjete të vjedhura.

Atë ditë unë isha me shefin e krimeve Astrit Veshaj dhe vendosëm që të bënim dhe një kontroll pasi kishim dhe një informacion, për një makinë të vjedhur, në rrugën e gjykatës tre ditë më parë. Ishim me makinën time, bashkë me agjentët e policisë kriminale, makina e shefit të krimeve, dy mikrobuza policie dhe dy mjete policie “Shqiponja”, kun ë njërin mikrobuz ishte komandanti i repartit të policisë Leonard Karriqi, për të bërë një krefje të gjithë asaj zone. Kur kemi hyrë në rrugicën që të çon tek shtëpia e autorit të krimit, kemi parë një burrë të moshuar, i cili iku me vrap sapo pa makinat e policisë.

Sqaroj se njëri nga agjentët që ishte në makinën time, tha se ky person është në kërkim pasi ka kryer një vrasje dhe unë i thashë shoferit që të shtonte shpejtësinë e makinës në drejtim të burrit dhe njëherësh njoftova dhe forcat e policisë me radio. E kemi ndjekur deri tek banesa e tij, ku ai ka hyrë brenda. I kam thënë Astrit Veshajt se personi ishte në kërkim për vrasje dhe vendosëm të hyjmë në banesë për kontroll, ndërkohë që të gjitha forcat e policisë i kemi shpërndarë në banesa të tjera, duke rrethuar shtëpinë. Kemi hyrë në shtëpi, unë, Astrit Veshaj, dhe katër agjentë të policisë kriminale, të quajtur Kujtim Çardaku, Nike Çupi, Zef Kiri dhe Pjetër Çuni…

Te dera e shtëpisë ka dalë gruaja e autorit të krimit dhe dy nuset e reja të shtëpisë, dhe i kemi pyetur nëse ka njeri në shtëpi, por gruaja na është përgjigjur se burri është tek vajza në Greqi.Neve vendosëm të kryenim kontrollin e banesës në prezencë, të zonjës së shtëpisë. Kur kemi hyrë në oborrin e shtëpisë, kemi gjetur në një komodinë një pistoletë “TT”, poshtë krevatit ndodhej një pushkë italiane dhe në murr ishte varur një çifte.Në dhomën tjetër ndodhej një podrum, ku kemi diskutuar se aty ishte personi, por skemi kontrolluar. Unë i thashë Pjetër Çunit, të ngjitej lart në taracë, dhe sapo hypi lart në shkallë dhe kapi kapakun, një preson hapi zjarr me armë dhe tha”…Mos hypni lart se do ju vras…”. Menjëherë kam pyet gruan se kush ishte personi që ka qëlluar, por ajo më tha se ishin dy roje që i mbanin pasi ishin në gjak dhe na këshilloi të mos hipnimnë tarracë pasi do në vrisnin…

Gjatë kësaj kohe kur po pregatiteshim me forcat e FNSH, ka ndërhyrë dhe Arben Zylyftari me radio, ku më ka pohuar që të ruaja forcat pasi shumë shpejt do vinte dhe ai vetë.Pjesëtarët e familjes ishin grumbulluar në një dhomë nën mbikqyrjen e policisë.Unë morra gruan për të hapur podrumin por ajo nuk pranoi.Në këtë kohë ka ardhur dhe Arben Zylyftari bashkë me FNSH, shefin e rendit Adriatikun dhe Xhelosh Xhanaj. Në këtë kohë me radio kam mësuar se një person i ri me xhup me vija, lëvizte i armatosur në tarrca, duke u mbuluar mes degëve të pemëve. Unë nuk e kam takuar fare drejtorin pasi isha në banesë…

Mbas 5 minutash dëgjuam një krismë teke e që u pasua me shumë të shtëna armësh nga të dyja palët.Kam dësgjuar në radio se është plagosur Arben Zylyftari. Kam dalë jashtë dhe kam shkuar tek Zylyftari mes të shtënave.I kam kërkuar FNSH, që të mundësonin dërgimin në spital të Arbenit, po në këtë kohë është sulmuar furgoni me breshëri armësh. Ka ardhur një mjet tjetër dhe unë bashkë me një polic tjetër, e kemi mbuluar me zjarr duke qëlluar në drejtim të personave, derisa sa kemi hip zylyftarin në makinë. Momenti që kam mbuluar me zjar ka qënë 10 metra larg dritares së stallës ku qëllohej me automatik nga autori i krimit….

Mbas këtij moment unë kam qënë drejtuesi i operacionit, pasi shefi i krimeve vazhdonte të qëndronte brenda në banesë.Unë u tërhoqa mbrapa rreth 20 metra larg kasolles nga u qëllua drejtori, zura pozicion luftimi, kërkova forcat e FNSH se ishin të shpërndara pas tulatjes së ngjarjes, i vura në pozicion luftimi rreth bvendit të kasolles ku ishin autorët e krimit, dhe dhashë urdhër të mos veprohej me armë pa komandë. Mbas një qetësi nja dy-tre Bahri Tafili, doli me armë në dorë duke qëlluar në drejtim të policisë për të hapur rrethimin dhe policia iu kundërpërgjigj me zjarr dhe rreth 5 metra larg kasolles stallë, mbeti i vrarë, kurse personi tjetër kërkonte që të dorëzohej.Nga të gjitha forcat më i afërmi me stallën nja 12 metra përballë derës së saj isha unë dhe i kam kërkuar personit që të hidhte armën nga dritarja, ku aty kishte mbetur dhe një kalë i vrarë.Ai hodhi armën sipër kalit të ngordhur dhe i vumë prangat….

Akuzat
Admir Tafili dhe Genci Tafili pas vrasjes së babait të tyre Bahri Tafili, kanë akuzuar direkt Prel Pjetrushin si autor të vrasjes. Kjo për shkak se ky i fundit ka organizuar rrethimin dhe ka qënë vetëm 12 metra larg kasolles ku ndodhej Bahriu.
Hakmarja
Në marsin e vitit 2011, Admir Tafili pas arratisë nga burgu ka arritur të ekzekutojë me automatik dy vllezërit e Prel Pjetrushit, Gjovalin dhe Nik Pjetrushi. Vrasja e këtyre dy të fundit është bërë në orët e para të mëngjesit, teksa po shkonin në punë.

faksimile


Shkrimi u publikua sot (12.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)