Dëshmia: Si u kap Dajti, dhe ikja 
e një personi nga duart e policit

Dëshmia: Si u kap Dajti, dhe ikja <br />e një personi nga duart e policit
TIRANE- Në një kohë kur i pandehuri Dritan Dajti i akuzuar për 5 vrasje dhe një plagosje ka shpërthyer me akuza, shantazhe dhe kërcënime kundër trupit gjykues, prokuroria vendos të tërhiqet për tre dëshmitarë, mes tyre njëri është i plagosuri Fatjon Shamku. Sipas akuzës nga thëniet e këtyre personave nuk ka diçka të nevojshme pasi thëniet e këtyre kanë ngjashmëri me deklarimet e dëshmitarëve të tjerë që kanë dëshmuar para gjykatës dhe për pasojë është arsyetuar që të mos dëgjohen të tre dëshmitarët.

Njëri nga dëshmitarët është dhe shtetasi Joel Dosti, një shitës i artikujve sportiv në zonën e plazhit në Durrës. Në dëshminë që “Shqiptarja.com” disponon Dosti tregon momentin e ndërhyrjes së policisë për arrestimin e Dritan Dajtit, ku sipas tij nga makina kanë zbritur dy persona. Dosti rrëfen se fillimisht policia ka arrestuar një person në rrugë, por ky i fundit më pas ka arritur që t’u ikë. Dëshmitari i prokurorisë ka rrëfyer në dëshminë e datës 7 gusht 2009 se kishte parë dhe një njeri të plagosur, i cili ndodhej i shtrirë dhe ishte prangosur nga një person që mbante një armë në dorë. Dëshmia është marrë nga oficeri i policisë Bardhyl Selimaj.

Dëshmia e Dostit
Jam me banim në Durrës. Në datën 7 gusht 2009 unë kam dalë në rrugicën para vilës së Bashkim Lesleqa që ndodhet në zonën e Ilirisë në plazhin e Durrësit dhe kam vendosur një tavolinë ku tregtoj artikuj sportivë. Unë kam dalë në punë në orën 08:30 dhe kam vazhduar punën nornmalisht. Në orën 14:30 unë kam dalë para në rrugicë që një makinë ngjyrë blu “Golf” erdhi me shpejtësi dhe frenoi mejëherë ne vend në krah të shtëpisë së Bashkim Lesleqa nga e cila kanë zbritur një person, i cili kishte të veshur një bluzë bezhë dhe pantallona të bardha.

Në këtë moment ka ndaluar një djalë të moshës 24-27 vjeç dhe i ka thënë “Policia ndal”. Ai për momentin ju shkëput dhe filloi të ikë me shpejtësi në drejtim të rrërës. Në këtë moment unë kam dëgjuar të shtëna armësh në një rrugicë që unë nuk e shikoja për shkak të pozicionin që kisha. Në këtë moment unë u tremba dhe jam futur në shtëpinë e Pjetrit. Në këtë moment dëgjoheshin të shtënat e armëve. Mbas pak unë jam kthyer dhe pashë se afër vendit ku tregtoja unë ishte një djalë i shtrirë në tokë dhe kishte vdekur dhe në të njëjtën kohë unë kam parë një punonjës policie me maskë me automatik në dorë, i cili po i lidhte duart një personi.

Pyetje:Ju deklaruat më lart se nga makina “Golf” ngjyrë blu ka zbritur një person. A mund të më squash edhe një herë momentin e personave që kanë zbritur nga ajo makinë?
Përgjigje:Unë për momentin kam fiksuar vetëm një por tani mesa më kujtohet duhet të kenë qënë dy veta, ku njëri nga ata i ka thënë “Ndal Policia” dhe e ka kapur në fytyrë, personin e dytë unë nuk e kam fiksuar.

Pyetje:Personin që ju keni parë të shtrirë në tokë në çfarë vendi e ke parë?
Përgjigje:Përveç personit që unë kam parë të vdekur, unë kam parë dhe një person të plagosur të cilin e kanë lidhur punonjësit e policisë.

Pyetje:Çfarë kishin të veshur ai dhe çfarë i kishit parë ju në dorë?
Përgjigje:Unë këtij personi i kam parë në dorë një çantë dhe sende të tjera skam parë. Por kur punonjësit e policisë donin ta lidhnin ai po kundërshtonte.

Pyetje:Çfarë keni për të thënë gjë tjetër?
Përgjigje:Unë kur kam dalë në rrugë kam parë një djalë që sja di emrin, i cili ishte plagosur në këmbë në pjesa e poshtme.Ky person mund të ishte rreth 25-vjeç.

LIDHJA INTIME ME KUNATIN

Dajti, Mulkurtit: Hiq dorë kam fakte për vajzën tënde


Dritan Dajti ka kërcënuar dy ditë më parë gjyqtarin Idriz Mulkurti se ka në dorë disa fakte në lidhje me vajzën e tij. Deklarata është bërë nga i pandehuri Dajti në nisje të seancës së radhës ndaj tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda. “Unë kam fakte, mesazhe, video dhe fotografi që tregojnë se vajza jote është në një lidhje dashurie me kunatin tim”,-ka thënë Dajti në seancën e djeshme, duke iu drejtuar gjyqtarit Mulkurti.

Sipas Dajtit, meqë vajza e gjyqtarit është në një lidhje dashurie me kunatin Ergest Xhorxhi, Mulkurti tani është në konflikt interesi dhe duhet të jape dorëheqjen nga vazhdimi i gjykimit ndaj tij.Por ky nuk ka qenë kërcënimi i vetëm i Dajtit, pasi një seancë më parë ai iu drejtua gjyqtarit se:“Mushkonjat nuk ishin asgjë përpara asaj që mund të ndodhte”.

RESI, merr në mbrojtje gjyqtarin Mulkurti

Pas shantazheve me foto dhe kërcënime të drejtpërdrejta të bëra nga i pandehuri Dritan Dajti në adresë të gjyqtarit Idriz Mulkurti, ky i fundit dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje nga reparti i policisë RESI.

Vendimi për marrjen në mbrojtje të tij është marrë ditën e djeshme, ku mësohet se dy oficerë janë ngarkuar për sigurinë fizike të gjyqtarit Mulkurti. Ky është gjyqtari i dytë që merret në mbrojtje nga Policia e Shtetit, pasi që prej 2012 në mbrojtje është marrë dhe gjyqtari i këtij procesi Ardit Mustafaraj. Ky i fundit u vu në mbrojtje pas gjetjes së një letre kërcënuese në banesën e tij.
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë