Dëshmitarë në dasmë dhe kumbarë, Vatikani hap dyert për trans e homoseksualë! Papa hedh firmën

Indikacionet revolucionare vijnë nga Dikasteri për Doktrinën e Besimit dhe janë pranuar nga Papa Françesku. Njerëzit trans mund të jenë dëshmitarë në dasmë dhe kumbare, sikurse fëmijët e çifteve homoseksualë gjithashtu do të mund të pagëzohen.

Asgjë nuk mund t'i pengojë edhe transeksualët të kërkojnë dhe të marrin pagëzimin. Ata gjithashtu mund të jenë kumbarë dhe dëshmitarë të dasmës në kishë. Drita jeshile u jepet edhe kumbarëve homoseksualë që jetojnë me një person tjetër, përderisa bëjnë “një jetë konform besimit”. Këto janë indikacionet që vijnë nga Dikasteri për Doktrinën e Besimit, i drejtuar nga Kardinali Victor Manuel Fernandez, dhe të cilat u miratuan shprehimisht nga Papa Françesku, i cili firmosi dokumentin e publikuar.

"Një transeksual mund të pagëzohet në të njëjtat kushte si besimtarët e tjerë, nëse nuk ka situata në të cilat ekziston rreziku i gjenerimit të skandalit publik ose çorientimit te besimtarët. Rasti i fëmijëve apo adoleshentëve me probleme transeksuale, nëse përgatiten mirë dhe e dëshirojnë, mund të pagëzohen”, është bërë me dije nga Vatikani.

Një person trans mund të jetë gjithashtu dëshmitar në një dasmë ose kumbarë i një personi të pagëzuar:

"Në kushte të caktuara, një transeksual i rritur që gjithashtu i është nënshtruar trajtimit hormonal dhe operacionit të ndryshimit të seksit mund të pranohet në rolin e kumbarit ose kumbarës. Kjo detyrë është një e drejtë, por kërkon që të mos lejohet nëse ka rrezik skandali”.

 “A mund të shfaqen dy persona homo-afektivë si prindër të një fëmije, i cili duhet të pagëzohet dhe që është birësuar apo marrë me metoda të tjera si mitra me qira?”, pyeti Vatikanin peshkopi i Brazilit. Përgjigja e Dikasterit të Besimit: “Që fëmija të pagëzohet, duhet të ketë një shpresë të bazuar se ai do të arsimohet në fenë katolike”.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ministri Mazniku në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: Pjesa më e madhe e pronave të paregjistruara në emër të bashkive, duhet të lehtësohet procesi 

Ministri Mazniku në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: Pjesa më e madhe e pronave të paregjistruara në emër të bashkive, duhet të lehtësohet procesi