Dëshmitarët për tragjedinë e Gërdecit, Mediu: Treguan se nuk ka asgjë që më fajëson! Nuk isha unë përgjegjës për vendosjen e barutit

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur për procesin që po mbahet ndaj tij për tragjedinë e Gërdecit, ku së fundmi kanë dëshmuar disa ish-punonjës dhe ish-ushtarakë. I ftuar në Kontrast, me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Mediu u shpreh se nuk ka asgjë që e fajëson atë për tragjedinë e ndodhur në kohën kur ishte ministër i Mbrojtjes, duke shtuar se procesi ndaj tij është i padrejtë.

“Ne jemi në ballafaqim në gjykatë. Ka dy palë, prokuroria dhe mbrojtja. Ne parashtruam kërkesat tona për dëshmitarë. Prokuroria nuk bëri asnjë arsyetim pse i thirri gjithë ato dëshmitarë që deri tani ka treguar se nuk kanë pasur asnjë lidhje me diçka që fajëson ministrin, zero! Kur ti vendosesh përballë dëshmitarit, duhet të kesh hapësirën për të bërë pyetjet e duhura. Nëse i jep gjithë kohën akuzës, ky nuk është një proces i drejtë. Drejtësia nuk është statistikë e as media. Drejtësia nuk është opinion publik”-tha Mediu.

Sipas tij, nuk jemi në një fazë ku kemi një drejtësi që respekton ligjin ndërsa tha se nuk ka mëdyshje mbi ligjshmërinë e vendimeve të tij gjatë kohës që ka qenë ministër i Mbrojtjes.

“Më shqetëson që nuk jemi në atë fazë që të kemi një drejtësi që respekton ligjin.  Jam i përgatitur për pafajësinë. Nuk kam mëdyshjen më të vogël që çdo vendim i imi ka qenë i lijgshëm. Unë nuk e kam bërë debat mediatik. Nuk ka përgjegjësi ministri i Mbrojtjes mbi vendosjen e barutit”- tha Mediu.


Lajmi kryesor:

Propozimi i Mediut për zgjidhjen e krizës brenda opozitës: Të krijohet ‘federata opozitare’ me në krye një grup deputetësh dhe të krijojmë kontakte me ndërkombëtarët


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja