Propozimi i Mediut për zgjidhjen e krizës brenda opozitës: Të krijohet ‘federata opozitare’ me në krye një grup deputetësh dhe të krijojmë kontakte me ndërkombëtarët

Deputeti dhe kryetari i partisë Republikane, Fatmir Mediu ka hedhur tezën e krijimit të një ‘federate opozitare’ ku të përfshihen të gjitha partitë politike të opozitës në vend. I ftuar në studion e Kontrast me gazetarin Denis Minga në Repot TV, duke folur për një alternativë të mundshme për të zgjidhur krizën e opozitës, Mediu tha se kjo ‘federatë opozitare’ duhet të kryesohet nga një grup deputetësh të cilët gëzojnë mirëbesimin e të gjithëve.

“Unë mendoj që këtë çështje opozita duhet ta ngrejë në nivel politik duke krijuar një federatë opozitare ku të jenë të gjitha partitë politike që drejtohet nga një grup koordinues deputetësh që gëzojnë mirëbesimin e të gjithëve, që ndërton një lloj platforme të veprimit opozitar, krijon një grup negociator ndërkombëtar të mandatuar nga opozita, të gjendet edhe mënyra për të vepruar në nivelin parlamentar me përfshirjen e të gjithë deputetëve opozitarë të dalë nga zgjedhjet 2021”- tha Mediu.

Ai shtoi se duhet që faktorët politikë të opozitës të lënë debatet dhe të bashkohen rreh një programi politik ku të flitet për ide dhe jo individë. Sipas tij, duhet që koalicioni opozitar të veprojë edhe në planin ndërkombëtaar, përveç atij parlamentar.

“Ne jemi në atë pikë që nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të mendojmë sesi të fitojmë. 600 mijë vota kushdo ti ketë nuk janë të mjaftueshme të fitohen zgjedhjet. Duhet që të gjithë faktorët politikë opozitarë të lënë këtë lojën e debateve me njëri tjetrin dhe të bashkohen Një koalicion opozitar është i nevojshëm dhe është shumë e rëndësishme sesi t’i qasemi për të krijuar programin politik dhe më pas marrëdhënien elektroale. Kjo federatë shërben si tryezë e një diskutimi politik që ndërton koalicion të rëndësishëm opozitar. Vepron në planin parlamentar, në planin politik të ideve dhe në planin ndërkombëtar”- shtoi Mediu.

Më tej, Mediu tha se Basha pavarësisht situatës brenda PD rrugëtimin e tij politik do të ketë me opozitën ndërsa përplasjet aktuale janë të përkohshme. Pavarësisht se nuk ka marrë pjesë në aksionin e dhunshëm të opozitës, Mediu tha se mbështet kauzën dhe ndërprerjen e punimeve në parlament deri në përmbushjen e kërkesave të opozitës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:32
Dëshmitarët për tragjedinë e Gërdecit, Mediu: Treguan se nuk ka asgjë që më fajëson! Nuk isha unë përgjegjës për vendosjen e barutit

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur për procesin që po mbahet ndaj tij për tragjedinë e Gërdecit, ku së fundmi kanë dëshmuar disa ish-punonjës dhe ish-ushtarakë. I ftuar në Kontrast, me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Mediu u shpreh se nuk ka asgjë që e fajëson atë për tragjedinë e ndodhur në kohën kur ishte ministër i Mbrojtjes, duke shtuar se procesi ndaj tij është i padrejtë.

“Ne jemi në ballafaqim në gjykatë. Ka dy palë, prokuroria dhe mbrojtja. Ne parashtruam kërkesat tona për dëshmitarë. Prokuroria nuk bëri asnjë arsyetim pse i thirri gjithë ato dëshmitarë që deri tani ka treguar se nuk kanë pasur asnjë lidhje me diçka që fajëson ministrin, zero! Kur ti vendosesh përballë dëshmitarit, duhet të kesh hapësirën për të bërë pyetjet e duhura. Nëse i jep gjithë kohën akuzës, ky nuk është një proces i drejtë. Drejtësia nuk është statistikë e as media. Drejtësia nuk është opinion publik”-tha Mediu.

Sipas tij, nuk jemi në një fazë ku kemi një drejtësi që respekton ligjin ndërsa tha se nuk ka mëdyshje mbi ligjshmërinë e vendimeve të tij gjatë kohës që ka qenë ministër i Mbrojtjes.

“Më shqetëson që nuk jemi në atë fazë që të kemi një drejtësi që respekton ligjin.  Jam i përgatitur për pafajësinë. Nuk kam mëdyshjen më të vogël që çdo vendim i imi ka qenë i lijgshëm. Unë nuk e kam bërë debat mediatik. Nuk ka përgjegjësi ministri i Mbrojtjes mbi vendosjen e barutit”- tha Mediu.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hyso opozitari: 14/11/2023 08:04

    Federate opozitaret?Si shtet Brenda shtetit?Kaloni ne zgjedhjet te reja me sistema mazhoritar.Dhe do te shihni nje opoziten te forte dhe me kapacitete intelektuale,Jo rrugace listash te hapura e te mbyllura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat