Gjyqi i Mediut për masakrën e Gërdecit/ Dëshmojnë në GJKKO ish-punonjës e ish-ushtarakë: Në fabrikë kishin rënë zjarre disa here! Çmimi i fishekëve u dha me letër jo zyrtare

TIRANE- Ish-ushtarakë dhe ish-punonjës të fabrikës së demontimit në Gërdec dëshmuan në procesin ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu. Qemal Mema, ish-punonjës i fabrikës, tregoi se puna kishte rreziqe dhe madje ishte larguar pasi dëmtoi këmbën. Sipas tij, fabrika nuk kishte rregullore dhe punëtorët ishin të pasiguruar.

"Çmontoja fishekët, kishte rrezikshmëri në demontim, pasi futeshin në makineri, ku ndahej baruti. E ndërpreva punën se u dëmtova të këmba. Punonim me mjete primitive. Ditën e shpërthimit, po merresha me lidhjen e thasëve të barutit. Kur mbrapa dëgjova një shpërthim. Jam dëmtuar në kokë, në dorë, u shtrova 10 ditë në spitalin ushtarak, pasi isha 3 deri në 7 metra larg nga vatra e shpërthimit, në dysheme kishte shumë barut në formën e një rreth-rrotullimi. Nuk jam trajnuar dhe nuk kam patur rregullore. Nuk kam firmosur kontratë dhe më thane se jam i siguruar, por leket i mërrja ne dorë" tha Qemal Mema, ish-Punonjës i fabrikës

Një tjetër ish-punonjës, Julian Pando, tregoi në gjykatë se procesi i punës ishte i rrezikshëm.

"Përgjegjësi im ishte Veiz Muça. Muri ishte e vetmja makineri që kishim. Në fazën e parë, baruti mblidhej me kova, në fazën e dytë me thasë. Na porositën të kishim kujdes gjatë fazës së parë. Ishte orar dreke, nuk e pashë si ndodhi, pashë flakën e u largova. Ish ushtarakët na porosisnin të kishim kujdes, se ishte e rrezikshme. Nuk kisha bërë trajnim. Ka pasur më herët zjarr, e kemi fikur me fikëse zjarri dhe ujë. Ditën e shpërthimit nuk pashë njeri që të tentonte të fikte zjarrin, atë ditë kishte më shumë barut se ditët e tjera. Kishte karroca dore që transportohej baruti. Zjarret e vogla shkaktoheshin nga përplasja e gëzhojave, ndaj s’duhet të kishte barut në tokë. Flaka ditën e shpërthimit ishte e madhe, nuk menaxhohej me ujë dhe fikëse zjarri. Sasia e predhave ishte më e madhe sesa kapaciteti i punëtorëve. Nuk kisha kontratë pune" tregoi Julian Pando, ish-punëtor në Gërdec

Në gjykatë u pyet edhe Ismet Devolli, inxhinier që kishte punuar në ministrinë e mbrojtjes në vitet 1996-1997. Ai tregoi diskutimet në ministri në fillim të vendimarrjes për Gërdecin.

"Na thërret sekretari i pëegjithshëm në zyrë dhe na tha nxirrni koston e fishekëve. I thashë qe kostot nuk i nxjerrim dot ne. Materiali që kam përgatitur nuk përllogarit kostot e demontimit. Ministria e Mbrojtjes përgatiti një strategji për demontimin dhe u ndërtua bordi i demontimit. Ne nuk ishim në gjendje të përcaktonim kosotot e shpenzimeve"tregon inxhineri Ismet Devolli.

Financieri Kol Lekgjonaj, tregoi se çmimet e fishekëve i ishin propozuar shtabit të përgjithshëm të ushtrisë me një shkresë jo zyrtare.

"Kam punuar në shtabin e përgjithshëm të FA. Kryetari me mbiemër Hoxha më tha që jam anëtar i grupit të punës dhe do vendosja çmimet për demontimin. Në mbledhjen e fundit na erdhi një shkresë jo zyrtare që përcaktonte disa çmime të papërfillshme në koncept. Unë nuk kam rënë dakort për çmimet dhe nuk kam firmosur asnjë shkresë, sepse nuk kishte firmë, vulë, nuk kishte të dhëna se nga cila ndërmarrje vinte. Unë isha te financa, merrja pjesë kryesisht vetëm për mbledhje, e cila ishte e protokolluar. Konkluzionet i nxirrte vetëm uzina e Poliçanit" tha financieri Kol Lekgjonaj.

Avokatët e Fatmir Mediut e kundërshtuan dëshmitarin duke pretenduar se tri uzinat shtetërore kishin dalë me humbje 244 milionë lekë.

Ish-ushtaraku Petrit Behari, që kishte punuar në Gërdec, tregoi se aty nuk ishte bërë instruktazh për mënyrën e punës dhe se kur nisi punën i thanë se do ishin 5 grupe, por përfunduan me 20 të tilla.

"Nuk kishte rregulla, aty çdo gjë ishte pa rregulla. Gëzhojat i thamë Mihalit (Delijorgjit) janë shumë. Mihali tha, do t’i seleksionojmë, se është fillimi, por aty sasia e barutit u bë çdo ditë më e madhe. Baruti transportohej me karrocë. Kishte raste që karrocat prisheshin, te nesërmen vinin të salduara. Në momentin e shpërthimit, shikova flakë nga hyrja. Sasi e tillë baruti, nuk shuhet me fikëse zjarri, duhet të largohesha," tha ish punonjësi Petrit Behari

GJKKO ka pranuar që të thërrasë në total  71 dëshmitarët e SPAK mes tyre dhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha si dhe një numër të madh të dëshmitarëve të palës mbrojtjëse.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:10
Gjyqi për 'Gërdecin', Mediu: Zero përgjegjësi! Drejtësia s'mund të jetë kurrë e drejtë nëse bën një padrejtësi të re! Asnjë dëshmi kundër meje

1699550061_FATMIRMEDIU.jpg

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me gjyqin që po zhvillohet në kuadër të hetimeve për çështjen “Gërdeci”. Përmes një postimi në rrjete sociale Mediu shprehet se deri më tani, asnjë dëshmitar i pyetur për Gërdecin sipas tij nuk ka folur kundër tij.

"Këto ditë, por veçanërisht sot, pas seancës gjyqësore, ka patur një interesim të medias që duan të njihen me vlerësimin tim për procesin me aktakuzën e shpërdorimit të detyrës më çështjen e Gërdecit. Nuk ka asnjë interes politik, proces, shpërblim apo ndëshkim që zhbën tragjedinë, ku humbën jetën 26 persona dhe kjo ka qënë arsyeja që kam dhënë dorëheqjen si Ministër i Mbrojtjes. Por drejtësia nuk mund të jetë kurrë e drejtë, nëse bën një padrejtësi të re. Deri tani, procesi gjyqësor kundër meje është përqendruar tek dëshmitë e familjarëve që kanë humbur të afërmit apo ish të punësuarve, specialistëve ish-ushtarakë në fabrikën e Gërdecit. Dëshmitarët janë thirrur nga akuza, por, deri tani, asnjë dëshmitar nuk ka bërë qoftë edhe dëshminë më të vogël kundër meje."

"Dëshmitarët e akuzës kanë provuar se nuk kam patur asnjë lidhje me zbatimim e procesit. Ata kanë pohuar se nuk kam qenë kurrë në fabrikën e demontimit apo të kem pasur lidhje, qoftë edhe spontane me ata që janë marrë me këtë proces."

Mediu thotë se gjatë detyrës së tij si ministrës i Mbrojtjes nuk ka shkelur ligjin, ndërsa e cilëson kët ëproces gjyqësor të paligjshëm. 

"Zero përgjegjësi! Sepse si Ministër i Mbrojtjes nuk kam shkelur ligjin, nuk kam favorizuar askënd, kam respektuar opinionin e ekspertëve ushtarakë, dhe Shefit të Shtabit. Në detyrën time jam drejtuar nga interesi publik shtetëror, jo nga interesi privat. Në lidhje me (pa)ligjshmërinë e procesit dua të vë në dukje se drejtësia nuk mund të bëhet kurrë e tillë, kur qëllimi i saj bëhet politika apo manipulimi i opinionit publik dhe jo zbatimi i ligjit dhe i Kushtetutës. Për këtë do të kemi rast të flasim më gjatë një herë tjetër. Jam i vendosur të mbroj vendimet e mia të drejta dhe të ligjshme."

Ora 14:59
Masakra e Gërdecit/ Dëshmia në gjyq: Ditën e shpërthimit kishte më shume barut se herët e tjera! Transportohej me karroca dore

Në GJKKO vijon gjyqi ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i akuzuar për shpërdorim detyre lidhur me masakrën e ndodhur më 15 mars 2008 në Gërdec.

Ish-punonjësi i fabrikës Julian Pando dëshmoi në gjykatë se ditën e shpërthimit ka pasur më shumë barut se herët e tjera.

“Më punësoi Dritan Minxolli. Puna ime ishte të mblidhja barutin. Isha pergjegjës i një grupi. Nuk duhet të lija shumë barut në shesh. Përgjegjësi im ishte Veiz Muça. Muri ishte e vetmja makineri që kishim. Në fazën e parë, baruti mblidhje me kova, në fazën e dytë me thasë. Ish ushtarakët na porositën të kishim kujdes gjatë fazës së parë. S’kishte orar për grumbullimin e barutit, vetëm kur bëhej sasia. Punoja pa kontratë”

Shpërthimi?

“Ishte orar dreke, nuk e pashë si ndodhi, pashë flakën e u largova.  Kishim fikëse dore zjarri, të mëdha e te vogla. Nuk kisha bërë trajnim. Ka pasur më herët zjarr, e kemi fikur me fikëse zjarri dhe ujë. Ditën e shpërthimit nuk pashë njeri që të tentonte të fikte zjarrin, atë ditë kishte më shume barut se ditët e tjera. Kishte karroca dore që transportohej baruti. Nuk e di si bëhej transporti.  Zjarret e vogla shkaktoheshin nga përplasja e gëzhojave, ndaj s’duhet të kishte barut në tokë. Flaka ditën e shpërthimit ishte e madhe, nuk menaxhohej me ujë dhe fikëse.  Thashë, kjo flakët nuk shuhet. Sasia e predhave ishte më e madhe sesa kapaciteti i punëtorëve"

Ora 14:07
'Çmimet për demontimin erdhën gati, ja pse nuk firmosa' Financieri i Shtabit të Përgjithshëm dëshmon në gjyqin e Fatmir Mediut

1697640281_39C9A5D359104C35A2C11391B51BBE0Dw1080h608s.jpg

Në seancën e sotme në gjyqin ndaj Fatmir Mediut dëshmoi edhe Kol Lekgjonaj i cili ka qenë financier në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Ai tregon se kryetari me mbiemër Hoxha I kishte thënë që ishte anëtar i grupit të punës dhe do vendoste çmimet për demontimin.

“Në mbledhjen e fundit na erdhi një shkresë jo zyrtare që përcaktonte disa çmime të papërfillshme në koncept. Unë nuk kam rënë dakort për çmimet dhe nuk kam firmosur asnjë shkresë, sepse nuk kishte firmë, vulë, nuk kishte të dhëna se nga cila ndërmarrje vinte. Unë isha te financa, merrja pjesë kryesisht vetëm për mbledhje, e cila ishte e protokolluar. Konkluzionet i nxirrte vetëm uzina e Poliçanit,' tha ai. 

Por, avokati i Mediut e kundërshtoi duke thënë se në fakt ajo ka dalë me humbje dhe kërkoi që dëshmitari të procedohej për dëshmi të rreme.

“Asgjësimi bëhej përmes djegies. 3 uzinat kanë dalë me humbje 244 mln lekë. Kërkojmë që dëshmitari Kol Lekgjonaj të procedohet për dëshmi të rreme' tha avokati. 

Ora 13:52
Gjyqi i Fatmir Mediut për masakrën e Gërdecit/ Dëshmia e inxhinierit: Na kërkuan të nxirrnim kostot e demontimit

1698417528_1697640293fatmirmediu.jpg

Në seancën gjyqësore në ngarkim të ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu është dëgjuar dhe inxhinieri Ismet Devolli i cili ka punuar në ministrinë e Mbrojtjes në periudhën 1996 – 1997. Ai ka treguar si është thirrur në zyrë nga sekretari i përgjithshëm së bashku dhe një inxhinier dhe 2 oficerë dhe u është kërkuar të nxjerrin koston e demontimit.

“U thashë që kostot nuk i nxjerrim dot ne” tregon ai për gjykatën.

Ndërkohë  Ministria e Mbrojtjes kishte përgatitur një strategji për demontimin dhe ishte ngritur bordi i demontimit.  

Vetë Devolli ka pranuar se nuk kishte eksperiencë për demontimin e municioneve.

" Katër anëtarë kemi qenë në grup, por Kol Lekgjonaj nuk ishte në komision për çmimet e municioneve. Materiali që kam përgatitur nuk përllogariste kostot e demontimit. Ne nuk ishim në gjendje të përcaktonim kostot e shpenzimeve’ tha ai. 

S.G/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/11/2023 00:57

    Kur lexon komentin e Mediut ne rrjetet sociale te bere me iniciativen personale dhe pa u konsultuar me pare me avokatet,qe ne kete rast do t'i kishin keshilluar heshtjen,e kupton se si njerez si Berisha e Shkelzeni perzgjodhen nje pyke te tille e shoket e tij per te lejuar funksionimin e fabrikes se demontimit ne Gerdec!

    Përgjigju
  • Shezai: 09/11/2023 15:26

    Fati pik se pari te uroj shendet te mire. Jeta ndonjehere eshte e rrembyer dhe ti ndihesh mire me vehten, i plotesuar dhe i plotfuqishem. Por koherat ndryshojne. Te keshilloj te nisesh nje rutine te re qe ne shtepi, qe ta absorbosh disi me lehte ndryshimin e madh qe po te vjen ne jete. I ri je, fundja pleqeria mbyllur kalohet. Te uroj shendet te mire i dashur. P.S. Kujdes sapunin.

    Përgjigju
    • Per Shezon: 09/11/2023 15:32

      Brilante Shezo, je njeri i letrave dhe penes se holle

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim