TIRANE- Fatmir Vladi, dëshmitari kyç në vrasjen e komisar Dritan Lamajt, është larguar në një nga vendet e Bashkimit Europian për arsye sigurie. Lëvizja është bërë me lejen e autoriteteve shqiptare.

Largimi jashtë shtetit i Fatmir Vladit dhe familjes së tij ndodhi pasi ai dhe bashkëshortja e tij e mbyllën dëshminë në procesin gjyqësor për vrasjen e Dritan Lamajt.