TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda ka mundur më në fund të administrojë fjalën e dëshmitarit të mbrojtur, në seancën e 27 për vrasjen e komisarit të kombinatit Dritan Lamaj, ku i pandehur është biznesmeni Arben Frroku.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa burime për A1Report thanë se dëshmitari Arben Ndoka rikonfirmoi dhe njëherë atë çka ka deponuar më parë në prokurori, se pak çaste pas vrasjes së Dritan Lamajt në automjetin BMË me targa Durrësi nga ku u qëllua kryepolici, ai ka mundur të fiksojë dy persona me kapuç dhe Arben Frrokun të pamaskuar.
E pikërisht në këtë pikë të dëshmisë sipas të njëjtave burime, ka pasur dhe replika midis Arben Frrokut dhe dëshmitarit të mbrojtur.
Dëshmia e Ndokës është bërë e mundur me anë të një videokonference ku sëbashku me të ka qenë dhe bashkëshortja, gjithashtu e marrë në mbrojtje. Frroku dhe Ndoka ishin në salla të veçanta të Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Procesi ndaj Arben Frrokut vazhdon të mbahet me dyer të mbyllura, ku pritet që pas administrimit të dëshmisë pala mbrojtëse të bëjë kundërshtimin e saj, pasi sipas tyre mënyra e marrje së kësaj dëshmie është në kundërshtim me ligjin.
Arben Frroku është marrë i pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese kryer në bashkëpunim ndaj kryepolicit të kombinatit Dritan Lamaj shkurtin e vitit të shkuar si dhe mbajtjes së armëve luftarake.
Vetë Frroku se ka pranuar asnjëherë këtë akuzë, teksa procesin ndaj tij e ka quajtur një manipulim të qëllimshëm të organit të akuzës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.3%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 679
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale
22 Janar, 21:16
-
Champions League/ Shakhtar 'i vjedh këpucët' Brestit, fiton edhe Leipzig kundër Sporting! Sot PSG - City, në fushë Interi dhe Milani
22 Janar, 21:04
-
Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët
22 Janar, 20:54
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Princ Leka u dënua me 16 muaj shërbim prove, Partia e Legalitetit: Ai është figurë e kulluar, u dënua nga komunistët
22 Janar, 20:35
-
Derbi shqiptar në Champions League, Asllani dhe Laçi sfidojnë njëri-tjetrin nga minuta e parë! Kristjani fiton besimin e Inzaghit
22 Janar, 20:30
-
Raporti: Kina dhe Izraeli kryesojnë vendet që burgosin gazetarët
22 Janar, 20:10
-
Heqja e taksave për resortet me 4-5 yje, ‘Djathtas 1912’: Abuzim i mazhorancës afër 11 Majit, i shërben dhe favorizon një grup të vogël interesi!
22 Janar, 20:04
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Australian Open/ Jannik Sinner i pamposhtur, fiton kundër De Minaur dhe gjen Shelton në gjysmëfinale
22 Janar, 19:57
-
VKM/ Trajnimi i rekrutëve të rinj të Ukrainës, 8 ushtarakë shqiptarë pjesë e misionit në Mbretërinë e Bashkuar
22 Janar, 19:47
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44