Dëshmitë rrëqethëse të 22 sportistëve grekë: Trajnerët na detyronin të stërviteshim me këmbë të thyera, hanim pastë dhëmbësh nga uria dëshpëruese

Dëshmitë rrëqethëse të 22 sportistëve grekë: Trajnerët na detyronin të stërviteshim me këmbë të thyera, hanim pastë dhëmbësh nga uria dëshpëruese

Foto ilustruese

GREQI- Tronditet sërish Greqia, nga dëshmitë rrëqethëse të 22 sportistëve të cilët i janë drejtuar kryeministrit të vendit, Kyriakos Mitsotakis, përmes një letre lidhur me torturat fizike, verbale dhe psikologjike të ushtruar ndaj tyre, në mënyrë sistematike.

Bëhet fjalë për 22 sportistë që në atë kohë kanë qenë të mitur, emrat e të cilëve nuk janë bërë publik në media.

“Trajnerët, për të disiplinuar sportistët, ushtronin dhunë fizike të të gjitha formave. Ata i tërhiqnin zvarrë vajzat nga flokët dhe i detyronin të rinisnin ushtrimin, teksa ato qanin pa pushim”, shkruhet në letrën.

Sipas dëshmive, trajnerët detyronin sportistët të ushtronin dhunë fizike ndaj njeri tjetrit, dhe shumë prej tyre arritën në pikë të vazhdonin stërvitjen edhe me këmbë dhe duar të thyera.

"Shumë prej nesh arritën në pikën ku bënim stërvitje me këmbë dhe duar të thyera, të cilat na çuan në dëmtime më të rënda”, shkruhet në letër.

Vajzat sportiste, në letër kanë folur edhe për ngacmime seksuale dhe abuzime që shpesh degradonin.

“Sportistet femra i detyronin të bënin stërvitje vetëm me të brendshme, duke abuzuar me to. Ka pasur raste që i ngacmonin seksualisht dhe më pas i kërkonin që gjithçka ta mbanin të fshehtë”, thuhet në letër.

Tronditës është dhe fakti, se me justifikimin se duhet të qëndronin “në formë” trupore të mirë, i detyronin të bënin dieta të rrepa, ku nga dëshpërimi shumë prej tyre hanin pastë dhëmbësh sepse nuk duronin dot urinë.

Në letër i vihet theksi faktit që ky nuk është vetëm një rast, por bëhet fjalë për një sistem drejtësie i cili nuk ka pasur nën kontroll situatën.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion