Dëshmon Mark Frroku: Dritan
Lamaj probleme me 200 biznese

Dëshmon Mark Frroku: Dritan<br />Lamaj probleme me 200 biznese
TIRANË- “Dritan Lamaj ka pasur probleme me 200 biznese. Ditën e vrasjes unë dhe Arbeni kemi qenë në Laç për të ndjekur një ndeshje futbolli”, kjo është deklarata e vëllait të të akuzuarit për vrasjen e kreykomisar Dritan Lamaj, Mark Frroku në seancën e sotme gjyqësore ndaj të akuzuarit, Arben Frroku.

Në procesin gjyqësor ndaj biznesmenit Arben Frroku i cili akuzohet për vrasjen e ish-komisarit të kombinantit Dritan Lamaj dëshmojnë të afërmit e biznesmenit mes tyre dhe vëllai i tij, deputetit Mark Frrok.

Në dëshminë e tij Marku tha para trupës gjyqësore se ish-shefi komisariatiti të Kombinatit ka patur probleme me 200 biznese, e jo vetëm me ta por edhe me qytetarë.

Sipas dëshmisë së tij, deputeti Mark Frroku pranoi të ketë patur njohje me ish-shefin e policisë, por akuza për vrasje që bëhet ndaj vëllait të tij është e pabazë.

“E kam njohur Lamajn si shef Komisariati Nr. 6”, ka dëshmuar vëllai i të akuzuarit, duke vijuar se, “ditën e vrasjes së Lamajt, ne ishim në Laç, ku luante Tërbuni”.

Po ashtu Frroku tha se ka qenë shefi i policisë së Kombinatit që ka shoqëruar vëllain e tij Arbenit pa asnjë arsye, dhe nisi konfliktin me ta.

Ndër të tjera, Mark Frroku hodhi akuza dhe mbi blutë e Tiranës, ku sipas tij kontrolli në banesën i është bërë pa mandat duke ushtruar terror mbi të dhe familjarët, paçka se i vëllai i tij nuk ndodhej në banesë por ishte nisur për në Greqi.

Ndër familjarët e tjerë që dëshmuan  para turpit gjykues janë dhe djali i biznesmenit Arben Frroku, Grand Frroku, kushëriri i tij Jak Jaku dhe Edmon Vlashaj.
 
Pas dëshmisë së 4 familjarëve të të dyshuarit, seanca është shtyrë për t’u zhvilluar javën e ardhshme ku do të thirren të dëshmojnë 8 të afërm të tjerë të Arben Frrokut. 

Ndërkohë, javën e kaluar dëshmuan familjarët e të ndjerit, që deklaruan se Lamaj ishte kërcënuar me jetën e të motrës dhe të vajzës së tij.

Shefi i Komisariatit Nr.6 në Kombinat, Dritan Lamaj u ekzekutua me 12 plumba pranë shtëpisë së tij në zonën e "Vasil Shantos", mbrëmjen e 24 shkurtit të vitit të kaluar. 

Si autor i ekzekutimit, u dyshua biznesmeni Arben Frroku, i cili u arrestua në Selanik brenda 24 orëve pas ngjarjes.
 
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE