Sekuestrohen 9 oxhakë me vlerë 33 000 euro në Durrës, në pranga administratori që fshihte të ardhurat

Sekuestrohen 9 oxhakë me vlerë 33 000 euro në Durrës, në pranga administratori që fshihte të ardhurat

Policia e Durrësit

DURRËS- Administratori i një subjekti që prodhonte oxhakë në Durrës është arrestuar. Policia thotë se ky subjekt shkelte të drejtat e pronësisë industriale dhe fshihte të ardhurat.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të veprimeve hetimore të kryera pas kallëzimit nga një shtetas, se emri i firmës së tij të certifikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, për prodhimin e oxhakëve, përdorej nga një subjekt tjetër, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. Ç., 47 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”.     

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 9 oxhakë, me vlerë 33 000 euro, të prodhuar në mënyrë të kundërligjshme në subjektin që administronte shtetasi G. Ç”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ U kapën me kokainë në automjet gati për shitje, arrestohen dy persona! 35-vjeçari kishte thyer masën e arrestit shtëpiak (EMRAT)

Tiranë/ U kapën me kokainë në automjet gati për shitje, arrestohen dy persona! 35-vjeçari kishte thyer masën e arrestit shtëpiak (EMRAT)