TIRANË- Kur kanë mbetur rreth 7 muaj nga zgjedhjet vendore, demokratët kanë shpresa se deri atëherë mund të arrihet një marrëveshje për të dalë me një kandidat të përbashkët. Deputeti i PD-së, Edmond Spaho në një intervistë në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, tha se ka shpresa për një vendim racional.
“Sa kohë që zgjedhjet ende janë relativisht larg, gjithmonë ka kohë për të marrë një vendim racional, që të dalim me një kandidat”, tha Spaho.
Mirëpo, teksa është i mendimit se duhet të dalim në zgjedhje me 1 kandidat të përbashkët, Spaho është i mendimit se kjo gjë duhet bërë me anë të primareve, teksa theksoi nga ana tjetër se pozicioni i Sali Berishës, nuk mund të vihet në diskutim.
"Berisha është votuar nga anëtarësia, ramë dakord që kemi problem që nuk kapërcehen kollaj, parimisht ramë dakord që do dalim me një kandidat, por si do e zgjidhim me pazare? Gjithmonë kemi pasur problem me anëtarësinë se na thonin ne mbështesim të tjerë njerëz, ju na sillni një tjetër. (...) Interesi i opozitës është që të dalë me një kandidat, përzgjedhja mund të bëhet me votën e anëtarësisë, aq më tepër që nuk voton vetëm anëtarësia, por edhe simpatizantët. Berisha është votuar nga anëtarësia, ramë dakord që kemi problem që nuk kapërcehen kollaj, parimisht ramë dakord që do dalim me një kandidat, por si do e zgjidhim me pazare? Gjithmonë kemi pasur problem me anëtarësinë se na thonin ne mbështesim të tjerë njerëz, ju na sillni një tjetër”, tha Spaho.
Në Report Tv, ai thotë se pas zgjedhjeve të 6 marsit, ku ‘Rithemelim’ fitoi Bashkinë e Shkodrës, situata në PD është shumë herë më e qetë, e ndërsa duket se qëllimi i radhës i Sali Berishës është marrja e shumicës e grupit parlamentar.
“Zhvillimet nga 6 marsi e tutje ka pasur efektin e ndjeshëm në radhët e PD, sot jemi më të unifikuar, sidomos në struktura, nuk janë përplasjet që kanë qenë më parë, zgjedhjet treguan se kush është shumicë absolute në PD. Nuk e shikoj aq problematike situatën sa në 6 mars.
Edhe në grupin parlamentar do të marrim shumicën. E nisëm me 10 deputet dhe jemi 24”, përfundoi Spaho.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 14 maj, ndërsa deri më tani duket se opozita do të shkojë e përçarë në këto zgjedhje. Sali Berisha dhe Ilir Meta do të futen me kandidatë të përbashkët, por grupi i Alibeajt nuk arriti dakordësinë me Berishën dhe kanë paralajmëruar se do të dalin në këto zgjedhje të vetëm.
Mbaje shumicen e non grata o galloshe e vjeter qe duheni rinovuar me te rij se ju ka ikur koha.
Përgjigju