‘Dështimi’ i Hetimorit të Shëndetësisë, Logu në Report Tv: PS e kishte të qartë që do bllokojë punën! Bala: Ligji nuk e përcakton si të dëshmonte Beqaj

TIRANË- Komisioni Hetimor i Shëndetësisë u mbyll pa dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj dhe duke qenë se afati i mbaroi mesnatën e së enjtes palët nuk përgatitën as raporte. Avokati Besart Logu i ftuar në Report Tv thotë se nga dështim, padyshim që opozita humbi kredo politike, pasi sipas tij mazhoranca e ka pasur qëllimin të qratë që në fillim, bllokimin e punës së komisionit.

Në emisionin ‘Studio Live’, Logu tha se dy ditët e fundit e futën komisionin një rrugë pa krye. Sipas tij, Beqaj nuk kishte përse të dëshmonte me power point.  

“Komisionet hetimore parlamentare janë mjete që i përdorin dhe kryesisht i shërbejnë opozitës, janë ato që kërkojnë ngritjen e një komisioni. Ai komision dështoi për shumë arsye, sidomos nga insistimi i pasens. Më ka bërë çudi Ndreca, që e futi diskutimin në vorbullën e power point, po mohohet fjala e lirë. Jo vetëm komisioni, po çdo autoritet që të thërret për të dëshmuar të vë në dispozicion mjete, persona kur je ti në pamundësi për t’u shprehur. Beqaj nuk është se ishte i pamundur për t’u shprehur dhe i duhej poër point. Ishte një ngërç dhe një rrugë pa krye. Edhe mbrojtja doli e keqe por edhe komisioni i ngritur nga opozita nuk rezultoi gjë.

Padiskutim opozita. PS e ka pas të qartë qëllimin dhe se si do e realizojë përmes bllokimit të komisionit”, tha Logu në Report Tv.

Por, nga ana tjetër gazetari Anri Bala thotë se ligji nuk e përcakton se në çfarë forme jepet dëshmia.

“Opozita dhe drejtuesja e komisionit u kap pas power point. Çdo veprimtari ligjore lë pasojat e veta, ligji kryesisht, edhe drejtësia, njeh parimin e precedencës. Nëse ti nuk e lejon Beqajn, nuk e thotë ligji që do ta thotë dëshminë në këtë formë dhe nuk e lejon kjo tjetra. Opozita dhe mazhoranca kanë luajtur në këtë pjesë”, tha Bala.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ikën Abigeila Voshtina, kompozitori Aulon Naçi emërohet Drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas

Ikën Abigeila Voshtina, kompozitori Aulon Naçi emërohet Drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas