Duke folur pak më parë në Joint Base Andrews pas kthimit nga Florida, Donald Trump u tha gazetarëve se është “në rregull” edhe nëse Irani nuk rikthehet në negociata.
“Nuk më intereson nëse kthehen apo jo. Nëse nuk kthehen, për mua është në rregull,” tha Trump, një ditë pasi bisedimet për paqe mes SHBA-ve dhe Iranit në Islamabad përfunduan pa marrëveshje.
Ai shtoi se armëpushimi mes SHBA-ve dhe Iranit “po mbahet mirë”.
Trump deklaroi se Teherani ende synon të sigurojë armë bërthamore dhe se këtë e kishte bërë të qartë gjatë takimit në Islamabad.
“Ata ende e duan, dhe e bënë të qartë atë natë. Irani nuk do të ketë armë bërthamore,” u shpreh ai.
Trump tha më herët se bisedimet direkte dështuan sepse Irani “nuk ishte i gatshëm të hiqte dorë nga ambiciet e tij bërthamore”.
Nga ana tjetër, ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi ka deklaruar se palët ishin “shumë pranë” një marrëveshjeje, por se Irani u përball me “maksimalizëm, ndryshim të vazhdueshëm të kushteve dhe bllokadë”.
Lajmi kryesor:
Lufta në Iran/ Anija e parë kalon nëpër Hormuz pas hyrjes në fuqi të bllokadës detare nga SHBA-të! Trump: Irani dëshiron një marrëveshje










