Dështimi i operacionit të policisë në Tiranë, kreu i Sindikatës, Fishta: Dhunimi i gazetarit nuk tolerohet, sjellja e efektivëve jashtë kuadrit ligjor

Një aksion anti-drogë i Policisë së Shtetit, i cili u zhvillua pak ditë më parë në kryeqytet, dhe u filmua, nxori në pah dështimin e policisë, ndërkohë që të revoltuar se nuk prangosën dot trafikantin, efektivët shtrinë në tokë gazetarin.

Efektivët e policisë kaluan çdo kompetencë ligjore të detyrës së tyre me dhunimin e gazetarit! Kështu thotë kreu i Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta, i cili në një intervistë për Report Tv theksoi se veprimet e policisë kërcënuan integritetin e gazetarit dhe të qytetarit.

'Nuk duhet të tolerohet rasti kur punonjësit e policisë kapërcejnë kompetencat e detyrës duke ushtruar forcë, të cilat i kërcënojnë integritetin e qytetarit apo gazetarit. Ishte një sjellje jashtë kornizës ligjore, edhe në kuptimin e performancës së policisë edhe në kuptimin e paraqitjes së shërbimit të policisë në raport me qytetarët dhe gazetarët që shohin nga afër këto situata.'- tha Fishta.

Fishta tha se performanca e policisë la shumë për të dëshiruar edhe në aspektin e profesionalizimit, të policisë në një situatë të tillë. Fishta tha se në këto raste duhet të merren masa që të garantohet jeta e qytetarëve.

'Kjo situatë ka të bëjë dhe me informacione që ka policia në lidhje me ngjarjen konkrete. Në rastin konkret lënë shumë për të dëshiruar profesionalizmi i policisë në situatë të tillë. Të merren masa që të shmangen qytetarët nga ndërhyrjet që do të bëjnë punonjësit e policisë. Nuk kishte punonjës tjetër që duhet të orientonte qytetarin apo gazetarin në zonën e kryerje së operacionit, pasi mund të kishte edhe shkëmbim me armë. Janë gjëra që në fund të fundit i takojnë strukturave të policisë të bëjnë analiza për shërbimet dhe tu kërkohet edhe falje qytetarëve.'- tha Fishta.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin