Dështimi me mosbindjen civile/ Meçe: PD e reduktuar në sektin berishian! Çaça: Organizimi linte për të dëshiruar

Protesta e dhunshme e opozitës ditën e djeshme u diskutua në Repolitix mbrëmjen e sotme. Arben Meçe theksoi për Denis Mingën se PD është uzurpuar nga sekti berishian që u bojkotua në protestën e djeshme.

'Dje kam qenë në 3 media ku kam mbajtur opinionin dhe pyetja që bëja ishte kë do të quani dështim? Artikulimi ishte që nuk do realizoni gjë sot, që miting do jetë minimaliste nuk diskutohet. Duhet ta pranoni ju dështimin. Në çdo analizë nuk shihje asnjë motiv ,asnjë frymë që të pretendonim se ishte një protestë e motivuar në masë dhe aksion. Reduktohet në gjykimin tim, kam thënë sekti Berishian. Kemi një sekt që po tkurret, qytetarët që janë integruar në këtë sekt edhe me shpirt, çdo ditë e më tepër po distancohen se po kuptojnë që ky sekt ka vetëm një finale. Nuk janë alternativë as për pushtet, ky sekt është në gijotinë. Nuk ma thënë kurrë PD, por sekti që ka pushtuar PD dhe opozitën. Kjo frymë kaq e dhunshme është fryma që ky sekt ka mbërthyer PD. Sekt që edhe brenda PD vepron në këtë formë.'

Avokati Përparim Çaça shprehet se në protestë ishte vetëm populli militant i PD-së.

'Mosbindja civile që nuk ka një hark kohor 3 apo 4 orë. Ajo që mund të analizojmë që PD ka thërritur në protestë popullin opozitar, dhe jo vetëm. Thirrje goxha të zgjeruar. A doli popull apo jo? Kësaj thirrje ju përgjigjën militantët. Përmendet shpesh mosbindje civile. Por është e pamundur të bëhet. Kërkon masivizim. Do duhet që en bloc të bëhen këto veprime. Do duhet një organizim të japi atë produkt që ka kjo mosbindje civile. Të thuash që do ketë bllokim, e pamundur. Një pjesë e njerëzve atë mosbindje e kanë bërë duke ikur nga Shqipëria. Tjetra çfarë motivi ke ti për mosbindje? Motivet për diktaturën, arrestimin e Salianjit. E gjitha kjo do ndodh derisa të kenë qeveri teknike. Në këtë lloj pritshmërie, askush nuk do të bëhet mish për top në protesta. Edhe organizimi linte shumë për të dëshiruar. Duhet të kishte sens real. Çfarë do bëhet. Kjo nuk është mosbindje civile.'

Pano Soko nga Nisma Thurje, e shikon PD dhe kupolën drejtuese të saj me probleme me moralin, çka reflektohet në numrat e paktë në protestë.

'Besoj se opozita është ai grupim politik arrin ti kallë frikën mazhorancës. Që kur bën gabim rrëzohet dhe vjen ajo tjetra. Sot PD nuk është më opozita. Nuk përmbush kriterin kryesor në mbarë botën, opozita projekton qeverinë hije, që në momentin e parë qeveria bën gabim e rrëzon. Sot PD nuk është më opozitë, nuk arrin të injektojë frikë. Dje numrat na dhanë të drejtë. Nuk arrin të trembi mazhorancën. Është çështje e moralit. Raporti me moralin i jep frymë një partie politike.'

'Çdo opozitë në gjithë botën ka vetëm një armë, moralin. Ti nuk mund të shkosh me tezën ne vjedhim më pak se këta. Në një politikë të moralit, të pistën e pastron vetëm e pastra. Opozita në ofertën e saj politike, për arsye individuale ka mbetur në vitet e shkuara për të cilët mori votën kundër.'

Për Ilir Alimehmetin e djeshmja ishte vetëm fillimi.

'Edhe fakti që shumica dërmuese nuk votojnë këtë e dimë. PS ka shumicën e pakicës. Pse nuk voton, hajde të marrim studiuesit. Dikush nuk e bën mirë këtë punë, dikush e bën më mirë ka një garë brenda. Se bën mirë e bën ky tjetri. Kur flasim politikë, flasim dhe për gara. Ne kthehemi tek qytetari, ai gjykon. Nuk ka rëndësi se ç’themi ne. Kur vjen puna tek zgjedhjet, në Shqipëri kemi shumë votues militantë apo që blihen dhe këto nuk e ndryshojnë vendimin e vet se po i mbushim ne mendjen, do vijojnë të blihen. Kemi një lloj elementi, gri.

Duhet të thuash indikatorin. Kush qe objektivi? Ky është një zinxhir veprimesh. Është një proces, do pasohet. Ky ishte produkti. Indikatori i parë ishte që bota të hapi sytë që disa gjëra këtu ndodhin. A ishte diskutim që të flitet, fakti që jemi në këtë studio. Fjala kyçe është vend demokratik. A jemi ne vend demokratik. Në demokraci e konsideroj si bebe, që bën hapat e para dhe rrëzohet.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:46
Rama parashikoi mandate sa në '97 për PD, Alimehmeti: E dëgjova me shqetësim, nuk e tha kot! Politika flet me simbolika

1728417180_iliralimehmeti.jpg

Ilir Alimehmeti e shikon me shqetësim referimin e Ramës për vitin 1997 lidhur me mandatet që do marri PD këto zgjedhje. Sa i përket ndryshimeve të lidershipit të PD-së tani në prag zgjedhjesh, Alimehmeti shton se nuk ka kohë për diça të tillë sepse koha nuk del as për 1 vit shkolle. 

'Një klasë shkollë nuk mbarohet në kaq kohë. Po pretendojmë që ne arrijmë të prodhojmë një lider. Ky fuqizohet aq shumë sa sposton lider historik dhe prodhon trajektore as shumë sa sposton zotin Rama. Përrallat me mbret i kam lexuar por nuk i kam besuar. Jo më kot i themi përralla me mbret. Patjetër ka nevojë për rinovim. Strategjinë e opozitës presim ta shohim.

Përgjegjësinë për ta vendos këtë strategjinë dhe privilegjin do ta kenë ata që do e vendosi. Nuk mund të bëjë llogari me një diçka joekzistuese. Që nuk arrin dot të bëhet në kaq kohë. E dëgjova me shqetësim për referimin e vitit '97. Po na kujton '97. Ndjeva këtë emocion. Mbani mend se ç’ndodhi. Ishte vend demokratik? Në sa zona PD nuk u lejua të vinte kandidatë? Nuk e tha kot. Politika flet me simbolika. Që demokracia do jetë në të njëjtin nivel si në 97. Ndjesia ishte e hidhur. Në një asamble të partisë, mendoja se do thonte do fitoj 100, flas për veten time. Nuk merrem me tavolinën e tjetrit. Iu referua vitit famëkeq 1997.'

Ora 22:09
Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

 

Analisti Arben Meçe i shikon militantët e PD-së të distancuar nga kupola drejtuese, e cilë sipas tij është një sekt berishian që ka uzurpuar këtë parti. Në Repolitix, Meçe thekson se kjo kupolë është fatkeqësia e PD-së.

'Militantët janë distancuar. Dje tmerruam opinionin publik se thamë do bëhet nami në Tiranë. Drejtuesit e PD do shini se çdo ndodh. Na doli një blof. Unë e parashikova që nuk do kishte. Ne ulemi sot dhe diskutojmë situatën e protestës. Ajo që lexohet sot dhe të gjithë njerëzit e PD që ndjejnë përgjegjësi, pse dështoi kjo? Nuk dolën militantët e PD-së. Kjo kupolë ka dështuar. Është fatkeqësia më e madhe e PD-së. Dje ishte ajo që ekspozoi kjo kupolë, nesër në bllok duhet të japin dorëheqjen dhe gjithë ky fluks, jam i bindur që kjo opozitë është distancuar nga këta njerëz. Është nje sekt që ka uzurpuar në mënyrë të dhunshëm PD-në.'

Ora 21:57
'PD nuk është më opozita', Pano Soko: Nuk arrin të trembi mazhorancën! Ti nuk vjen me moralin se 'Ne vjedhim më pak'

 

Pano Soko nga Nisma Thurje, e shikon PD dhe kupolën drejtuese të saj me probleme me moralin, çka reflektohet në numrat e paktë në protestë. Në Repolitix, Soko thekson se opozita e sotme në vend nuk i injekton dot frikë mazhorancës. 

'Besoj se opozita është ai grupim politik arrin ti kallë frikën mazhorancës. Që kur bën gabim rrëzohet dhe vjen ajo tjetra. Sot PD nuk është më opozita. Nuk përmbush kriterin kryesor në mbarë botën, opozita projekton qeverinë hije, që në momentin e parë qeveria bën gabim e rrëzon. Sot PD nuk është më opozitë, nuk arrin të injektojë frikë. Dje numrat na dhanë të drejtë. Nuk arrin të trembi mazhorancën. Është çështje e moralit. Raporti me moralin i jep frymë një partie politike.

Çdo opozitë në gjithë botën ka vetëm një armë, moralin. Ti nuk mund të shkosh me tezën ne vjedhim më pak se këta. Në një politikë të moralit, të pistën e pastron vetëm e pastra. Opozita në ofertën e saj politike, për arsye individuale ka mbetur në vitet e shkuara për të cilët mori votën kundër.'

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E DREJTA: 09/10/2024 14:20

    FORZA EDI RAMA STRTEGU I SHQIPERISE MODERNE...

    Përgjigju
  • uloku: 09/10/2024 06:17

    O ALIMEHMET A E DI PSE THOTE QE DO MERRNI 20 DEPUTETE,,,SEPSE DO ME I DALE PARA VJEDHJEVE TE VOTAVE ME PARA,,,,E DO THOTE HE JU THASHE QE 20 DEPUTETE DO MERRNI...DO ME I DALE VJEDHJES PERPARA....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë