Dështimi në Ligën e Kombeve dhe formacioni, përplasje në Kombëtare! Kapiten Ismajli e Uzuni dalin publikisht kundër Sylvinhos

Dështimi në Ligën e Kombeve dhe formacioni, përplasje në Kombëtare! Kapiten Ismajli e Uzuni dalin publikisht kundër Sylvinhos

Ismajli, Sylvinho dhe Uzuni

Gjashtë ndeshje, shtatë pikë, vendi i fundit dhe zbritja nga Liga B në atë C në Ligën e Kombeve kanë krijuar një klimë të tensionuar në Kombëtare. Shqipëria e futbollit u mposht të martën 1-2 nga Ukraina dhe e mbylli me dështim fushatën në Ligën e Kombeve, teksa kanë nisur edhe përplasjet e para në ekip. Myrto Uzuni dhe Ismajli duket se folën për më shumë minuta për emra specifikë, me beratasin që e vuri theksin te mungesa e tij si titullar.

"Për mua nuk ka problem se të gjithë e dinë që te Granada luaj si sulmues i dytë, në tre vitet e fundit i dini statistikat. Kur vij në kombëtare trajneri nuk më preferon në majë të sulmit. Mund ta bëj shumë mirë edhe atë. Të luaj për kombin nuk është se lodhem. Prisja të isha titullar, te Granada jam i padiskutuar”, theksoi Uzuni, që e kishte direkt me trajnerin Sylvinho.

Edhe kapiteni Ardian Ismajli duket i pakënaqur nga formacioni, teksa shprehu pakënaqësi pas ndeshjes, duke mos e zgjatur më shumë me emra.

“Pjesa e parë ka qenë ndeshja më e keqe në këto tre vitet e fundit. Nuk do të kemi gjithmonë fatin nga vetja. Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbisnim. Një pjesë e dytë shumë e mirë. Me 1 pikë ishim në “play off”. Pjesa e parë më e keqe në këto tre vite me Shqipërinë. Duhet të mësojmë shumë nga kjo ndeshje. Unë e kam përgjigjen për formacionin, por nuk dua ta jap, jam profesionist, në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka. E ardhmja? Ka interes nga Juventusi, është e vështirë, por jo e pamundur, shumë shpejt do të vendosim”, deklaroi Ismajli.

Këto deklarata tregojnë vetëm majën e "ajsbergut" dhe klimën jo të mirë që sjell mungesa e rezultateve dhe fitoreve.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 20/11/2024 17:18

    Selvinjo duhet falenderuar per Shqiperine ne Europian por rezultatet e fundit Jane jo te mira. Mos ka ardhur koha qe Selvinjo te largohet dhe te vendiset nje trainer shqiptar? Ka shume te tille qe dhe mund te kene sukses per boterorin. Duka si president nuk duhet te komandij emerimet qe ai preferon por te jene specialist e federates qe te vendosin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?