Në Portugali mediat sot kanë shkruar se Real Madrid do të synojë në ditët e fundit të transferojë futbollistin e Sportingut të Lisbonës Bruno Fernandez.
‘Galaktikët’ janë në kërkim të një mesfushori dhe pas dështimit të pistës Poul Pogba po mendojnë për portugezin, i cili ka vërtetë statistika të frikshme. Në 53 ndeshje me Sportingun Fernandes ka shënuar 32 gola dhe ka dhuruar 18 asiste.
Për ta transferuar në ‘Santiago Bernabeu’ Realit do ti duhet të paguajë rreth 70 mln euro.
Komento