Pas dështimit të negociatave për kolumbianin James Rodriguez që duket gjithmonë e më afër Atletico Madridit Napoli është hedhur në sulm për një tjetër futbollist. Mediat në Itali kanë shkruar sot se klubi i drejtuar nga Aurelio De Laurentiis do të tentojë blerjen e Nicolas Pepe.
Futbollisti i Lille luan në të njëjtin pozicion si James, por problemi qëndron se për të interesohen edhe skuadra të tjera me emër në Europë.
Sipas mediave për ta shkëputur nga Lille Napolit do t’i duhen 60 mln euro, një shifër e cila vështirë se do të afrohet nga të kaltërit. Për momentin drejtuesit e skuadrës italiane po mendojnë të përfshijnë në negociata Adam Ounas, futbollistit shumë të pëlqer nga Lille.