Kur kanë mbetur diçka më shumë se 24 orë nga mbyllja e merkatos mediat në Spanjë por edhe ata në Francë shkruajnë njëzëri se transferimi i Neymar te Barcelona nuk do të kryhet. Vetë futbollisti duke para rrethanat ka pranuar që sezonin që sa po ka nisur ta zhvillojë në ‘Ligue 1’, me pretendimin se verën e ardhshme do të jetë i Barcelonës.
27-vjeçari nuk ka hequr dorë për kalimin në ‘Camp Nou’, por koha e mbetur në dispozicion si dhe mosmarrëveshjet mes klubeve e bëjnë të pamundur transferimin. Nga ana tjetër duke shtyre gjithçka për verën e ardhshme do të ketë kohë të mjaftueshme për të bërë çdo gjë si duhet. Në rast se deri atëherë Barcelona do ta ketë sërish të vështirë të pagujë shifrën monstruoze të 222 mln eurove pas dere qëndron edhe Real.