Dështon rezoluta për Haradinajn
Thaçi: Ramushi shpejt do të lirohet

Dështon rezoluta për Haradinajn<br />Thaçi: Ramushi shpejt do të lirohet
Pas 11 orë diskutimesh, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur të miratojnë asnjë rezolutë, përmes së cilës do të kërkohej lirimi i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
 
Dy rezolutat e prezantuara, një nga AAK dhe një nga PDK-LDK, nuk kanë arritur të marrin votat e nevojshme për të kaluar duke dështuar.
 
Rezoluta e AAK mori me 36 vota, 28 pro, 3 kundër dhe 5 abstenime, ndërsa , ajo e grupit parlamentar PDK- LDK, mori 47 vota, 38 pro, 6 kundër dhe 3 abstenime.
 
Ndërsa, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga SHBA ku ndodhet në një vizitë zyrtare, deklaroi se Ramush Haradinaj shumë shpejt do të kthehet Kosovë.
 
"Akuzat ndaj tij janë të pa baza dhe tentim për ta njollosur luftën çlirimtare të UÇK, por ai do të lirohet shumë shpejt" u shpreh Thaçi.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës