PRISHTINE-Dështon sërish seanca për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pasi seanca është ndërprerë.
Debatet mes forcave politike kanë vazhduar edhe gjatë kësaj seance, ku nuk kanë munguar akuzat nga forcat politike.
Enver Hoxha, deputet i PDK-së, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e forcave politike. Hoxha gjithashtu ka shtuar se duhesh edhe 10 ditë kohë që të bëhej konstituimin e Kuvendin dhe më pas të kalonin në formimin e qeverisë.
Nga ana tjetër Albin Kurti, është shprehur se po bëhen më shumë se dy muaj e gjysmë që pas zgjedhjeve dhe ende po zvarritet formimi i qeverisë.
Kurit ka hedhur akuza në drejtim të PAN, për të cilët tha se kanë sabotuar institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës me mungesën e tyre në parlament.
Kreu i vetëvendosjes ka hedhur akuza mbi qeverinë e kaluar, për të cilën ka thënë se shumë institucione të Kosovës ishin në prag falimentimi për shkak të vjedhjeve që u ishin bërë.
“Ju bëj thirrje të gjithë deputeteve të ndershëm të votojnë konstituimin e kuvendit,të thyejnë bllokadën e PAN, Kosova duhet të eci përpara”, tha Kurti.
Duke parë se arritja e një kompromisi ishte e pamundur, Adem Mikullovci, kryesuesi i seancës Konstituive, ka ndërprerë seancën pas propozimit të PAN-it për kohë shtesë.
Koha dhe data për mbledhja e radhës të Kuvendit të Kosovës nuk është bërë e ditur dhe Mikullovci është shprehur se data e seancës së ardhshme do të njoftohet gjatë ditëve në vijim.
dy.b/D.T/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com