‘Destinacion që të lë pa frymë’, të dashuruarit pas dëborës gjithnjë e më shumë në Fushë-Studën në Librazhd

Nga Tirana për të mbërritur në Fushë-Studën, në zemër të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë udhëtimi zgjat afro dy orë. Është 90 km rrugë tërësisht e asfaltuar, që kalohet pa vështirësi nga të gjitha automjetet.

Panorama është mbresëlëse, rruga gjarpëron nëpër male derisa zbret në këtë fushë të mrekullueshme veshur me petkun e bardhë. Në mes liqeni akullnajor dhe ajri i freskët që vjen prej pyjeve me pisha.

Vitet e fundit në Fushë-Studen janë hapur disa bujtina dhe restorante, të cilat ofrojnë kushte të mira dhe ushqim bio. Zona dallohet për peshkun troftë dhe për mishin e qengjit, por dhe patatet e mrekullueshme.

Fushë-Studen frekuentohet kryesisht në fundjavë, ku takojmë vizitorë nga Tirana, Durrësi, Berati, etj, të cilët tregojnë pse kanë zgjedhur këtë fshat turistik. S’mund të mungojnë aventurierët, të apasionuarit pas makinave “Off Road” të cilët provojnë adrenalinë të jashtëzakonshme në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. 

Fushë Studën bashkë me fshatrat Borovë, Llangë, Zabzun, Sebisht dhe Moglicë janë pjesë e njësisë administrative Steblevë në Bashkinë e Librazhdit janë ende të pazhvilluara plotësisht. Në gjithë zonën numërohen 100 shtretër të shpërndara në 4 vila, 2 Guest House, 1 Hostel dhe 1 Hotel. Në 2024 kjo trevë u vizitua nga 450 000 persona, por 83 për qind e tyre ishin vizitorë ditor. Numri i atyre që zgjedhin të qendrojnë për pushime 2-3 ditore mbetet i pakët për shkak se mungojnë investimet ne turizem, siç mund të jetë pista e skive.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Filmi biografik i Michael Jackson me vlerë 150 milionë dollarë, shtyhet për shkak të pengesave ligjore

Filmi biografik i Michael Jackson me vlerë 150 milionë dollarë, shtyhet për shkak të pengesave ligjore