Detaje/ Gurë në rrugë e plumba, si i shpëtoi atentatit biznesmeni nga Fushë-Kruja (EMRI)

Komisariati i Policisë në Fushë-Krujë

Detaje të reja mësohen për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Fushë-Krujë, ku mjeti tip Benz me të cilin lëvizte shtetasi Bled Hima është qëlluar me armë nga disa persona.

Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se Bled Hima është një biznesmen dhe banor i fshatit Bilaj aty ku pasditen e djeshme persona ende të paidentifikuar i zunë pritë në rrugë dhe e qëlluan me breshëri armësh.

Burimet bëjnë me dije se biznesmeni udhëtonte vetë i dytë në makinë kur në drejtim të tyre u zbarazën plumbat, që fatmirësisht prekën makinën dhe xhamat e saj, ndërsa Himaj e shoqëruesi mundën të shpëtonin.

Të njëjtat burime saktësojnë se autorët kanë qënë të maskuar dhe me armë. Ata i kanë zënë pritë në afërsi të shtëpisë biznesmenit Hima me qëllim për ta grabitur.  Në rrugë kishin vënë gurë që mjeti të ndalte. Por në vend që të frenonte biznesmeni ka shtuar shpejtësinë në tentativë për tu larguar. Në ato momente autorët kanë hapur zjarr në drejtim të makinës së tij.

Më datë 06.09.2018, rreth orës 01:10, në fshatin Bilaj, Krujë, në breg të lumit, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi B. H. Nuk ka lëndime në njerëz. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Kohët e fundit në Fushë Krujë janë shënuar disa ngjarje kriminale, ndërsa katër ditë më parë u kërcënua edhe gazetari i Report Tv Julian Shota me pistoletë, ndërsa autori u la i lirë.

  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket i drejtë vendimi që pensionistët nuk mund të dalin më nga shtëpia deri në një urdhër të dytë?

Komento