Në banesë s'ka shenja vetëvrasjeje të dyfishtë! 2 motrat e të aktorit që vrau veten me gruan në New York kërkojnë ndihmë: Na duhen 50 mijë euro për kujdestarinë e fëmijëve

Në banesë s'ka shenja vetëvrasjeje të dyfishtë! 2 motrat e të aktorit që vrau veten me gruan në New York kërkojnë ndihmë: Na duhen 50 mijë euro për kujdestarinë e fëmijëve

Ornela Shehi dhe Florind Belliu

Detaje të reja kanë dalë nga investigimet e hetuesve amerikanë për vdekjen e çiftit shqiptar në New York, Florind Balliut, 35 vjeç, dhe gruas Ornela Shehi, 27 vjeç, të cilët lanë pas dy fëmijë të mitur.

Hetuesit thonë se në banesën e çiftit nuk janë gjetur detaje që hedhja nga ballkoni ka qenë vetëvrasje e dyanshme, siç u aludua në fillim.

“Në apartament kishte shenja që tregonin se nuk bëhet fjalë për “flijim”, pasi ata nuk vendosën thjesht të linin fëmijët e tyre dhe të hidheshin”, shkruan the Post.

Në apartament nuk kishte asnjë letër vetëvrasjeje. Autoritetet po presin përfundimet e autopsisë, për të hedhur më tepër dritë mbi ngjarjen.

Dy pistat e hetimit janë vetëvrasje e dyfishtë me paramendim e çiftit, dhe vrasja e gruas (e cila ishte shtatzëne) nga ana e Florindit, e më pas hedhja nga ballkoni i katit të gjashtë në mënyrë të vullnetshme pas aktit të kryer, e këtij të fundit.

Të afërmit e Florindit, dhe Orneles kanë bërë me dije se Florindi, i cili kishte punuar si aktor në Shqipëri, vuante nga problemet e shëndetit mendor. Motra e Ornelës, e revoltuar pse në fakt nëpër media vëmendja më e madhe i është kushtuar Florindit, i cili gjasat janë të ketë vrarë gruan e tij, thotë se kur Florindi doli nga psikiatria ku ishte shtruar në Amerikë, doktorët paralajmëruan se “ai nuk ishte gati”. Motra e Ornelës thotë se kjo e fundit e kishte mbështetur shumë të shoqin, duke e vizituar çdo ditë në psikiatri me përkujdesjen më të madhe.

Fqinjët thotë se veç disa zënkave, nuk kishin vënë re diçka të pazakontë te familja. Për Ornelën thonë se ishte gjithmonë e dashur dhe e qeshur, ndërsa Florindi kohët e fundit “dukej i mërzitur”. Të afërmit e Florindit thonë se ky i fundit kishte përjetuar keq humbjen e të atit rishtazi, gjë që i ishte mbishtresuar në problemet e tjera të shëndetit mendor që raportohet se kishte.

E ndërsa mënyra se si të dy ranë nga ballkoni është ende mister, versioni i një vetëvrasjeje të përbashkët, - në kohën kur Ornela, shtatzënë, ishte e shëndetshme mendërisht -, sa vjen e errësohet.

Ngjarja ndodhi më 7 gusht në New York, ku çifti u gjet i vdekur poshtë ballkonit në oborrin e shtëpisë ku banonin në New York. Çifti kishte dy fëmijë, 6 dhe 2 vjeç.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
Vëllai u hodh nga kati i 6 i banesës me gruan në New York, 2 motrat kërkojë ndihmë: Na duhen 50 mijë euro që të marrim kujdestarinë e fëmijëve

Dy motrat e Florind Balliut, i cili dyshohet se është vetëvrarë së bashku me gruan e tij, kanë hapur një adresë në “Gofundme”, në të cilën kanë kërkuar që të mbledhin para me qëllim që të marrin kujdestarinë e fëmijëve. Shuma që kërkojnë të mbledhin është 50 mijë euro, e ndërsa deri më tani kanë arritur që të mbledhin rreth 7 mijë euro.

“Jam i sigurt që të gjithë e dinë se çfarë ndodhi me prindërit e Schëibe dhe Rayan.

Florind Belliu dhe Ornela Shehi janë hedhur nga banesa e tyre në katin e 6-të në Nju Jork. Familja është e shkatërruar dhe të gjithë jemi të thyer.

Ata lanë pas 2 fëmijë të bukur, bota e të cilëve është shkatërruar. Të vetmit njerëz që u kanë mbetur janë 2 hallat e tyre.

Ne nuk mund t'ua kthejmë prindërit e tyre, por kërkoj ndihmën e të gjithëve për të na ndihmuar të paktën t'i mbështesim ata për të rritur të dy fëmijët dhe për të marrë kujdestarinë e plotë të tyre”, shkruajnë ato.

D.GJ/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump