
Milena Deraj, e cila akuzohet se ka mashtruar familjen Ferracaku duke i kërkuar shifrën 340 mijë euro me premtimin se do i shpëtonte nga burgu përjetë pretendon se ka bashkëpunuar me avokatin Arjan Ndoj, ish prokuror të cilit iu bë atentat më 1 nëntor 2019.
Sipas dosjes hetimore, Milena Deraj i kishte thënë familjes Ferracaku se do të bisedonte me një avokat por pa përmendur emrin dhe do t’i kthente përgjigje. Rreth një javë më vonë është takuar me Arjan Ndojin në një lokal te Liqeni ku i ka treguar problemin që kishte familja Ferracaku.
Ndoj i kishte thënë se do e shihte personalisht dhe do i kthente përgjigje të saktë. Një muaj më vonë, Arjani i kishte thënë se e ka studiuar dosjen edhe është e pamundur që të mos dënohet me provat që disponohen por emund të kërkonin gjykim të shkurtuar për të shmangur dënimin e përjetshëm. Kjo do të bëhej vetëm nëse pranonte gjykata. Për ta bërë këtë, Mirela i ka thënë avokatit Arjan Ndoj se do t’i kërkonte 340 mijë euro Abedin Ferracakut dhe më pas do i kthente përgjigje.
Më pas ka shkuar te Abedini duke i thënë se avokati kërkonte 340 mijë euro për ta kaluar cështjen në gjykim të shkurtuar por do t’i kushtonte rreth 6 muaj kohë. Ende nuk është gjetur asnjë indicie që të tregojë se deklaratat e saj kanë bazë të vërtetë.
Lajmi kryesor:
Mashtrime për 'pazare’ me burgimet përjetë, lihet në burg Milena Deraj! 30-vjeçarja shkoi në polici pasi u kërcënua, zbardhen SMS-të! Përmendi Arjan Ndojin e Tom Doshin
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.6%
-
Pak
11.8%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 1403
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kreu manovra të gabuara në autostradën Tiranë-Durrës, gjobitet drejtuesi i kamionit
24 Mars, 09:01
-
Doshi i përgjigjet Berishës: Je një hajdut që vetëm shpif, më 12 maj do të kesh humbjen më të turpshme! PD-së i marrim 1 mandat në Kukës
23 Mars, 19:39
-
Nesër ndeshja Shqipëri - Andorra/ Policia e Shtetit publikon planin e masave të ndërmarra! Ja rrugët që do të bllokohen
23 Mars, 18:16
-
'Veri - Jug' sjell reportazhin ‘Pranverë në Prezë’, këshillat e dy agronomëve për fermerët
23 Mars, 14:48
-
Tiranë/ Operacioni policor “Two”, kapet dhe arrestohet 28-vjeçari i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg
23 Mars, 13:42
-
Përplasi me makinë 3-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferja 44-vjeçare në Tiranë
23 Mars, 13:16
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Vota e Diasporës do të mblidhet dhe numërohet tek Parku Olimpik i Tiranës 'Feti Borova'
23 Mars, 10:58
-
SPECIALE/ Për herë të parë pianistët shqiptarë përballen me ata të huaj! Konkursi ndërkombëtar 'Unë e adhuroj Shopenin' nxjerr në pah mangësitë
23 Mars, 08:29
-
Pas ridelegimit në krye të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani shfaqet përkrah Ramës në inspektimin e punimeve të shkollës ‘Edith Durham’: Gati më 15 shtator
22 Mars, 16:42
-
Aksidenti tragjik me 4 të vdekur në Fushë-Prezë, shoferi i betonieries lihet në burg: Tentova të hapja derën e makinës, por shpërtheu në flakë
22 Mars, 12:23
-
Turisti çek humb në malin e Dajtit, gjendet pas disa orëve (VIDEO)
22 Mars, 11:26
-
Aktivitetet kulturore/ Koncerti 'Pranvera filloi me ardh' në Berat, 'Trio Italiano di Ance' në teatrin e Gjirokastrës
22 Mars, 11:21