Detaje të reja/ Dërgonin udhëtarë drejt vendeve të BE-së, agjencia turistike falsifikonte edhe kontrata punësimi! Dërgoi 500 persona në Gjermani

Detaje të reja/ Dërgonin udhëtarë drejt vendeve të BE-së, agjencia turistike falsifikonte edhe kontrata punësimi! Dërgoi 500 persona në Gjermani

Detaje të reja dalin në dritë nga arrestimi i 4 pronarëve të agjencisë së udhëtimit të cilët falsifikonin testin e COVID dhe bënin transportin e udhëtarëve drejt vendeve të BE-së.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se janë mbi 500 persona që janë kaluar në Gjermani.

Ata akuzohen se kanë falsifikuar jo vetëm testin e përgjigjes së koronavirusit por edhe kontratat e punësimit.

Fillimisht ata, agjencia e udhëtimit kalonin këta shtetas nga Shqipëria me autobusë për në Hungari dhe më pas në Gjermani.

Hetimi për ta ka gati një muaj që ka nisur, ndërsa kjo veprimtari dyshohet të ketë filluar që nga muaji shtator.

Pak ditë më parë në Gjermani është kapur edhe një furgon me shtetas shqiptarë që ishin çuar nga këto agjenci.


Lajmi kryesor:

SKEMA/ Si agjencitë turistike dërgonin emigrantë në vendet e BE për 600 euro, falsifikonin testin e COVID! Dërguan 500 persona në Gjermani, 4 pronarë në pranga


E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'