SKEMA/ Si agjencitë turistike dërgonin emigrantë në vendet e BE për 600 euro, falsifikonin testin e COVID! Dërguan 500 persona në Gjermani, 4 pronarë në pranga

TIRANË- 4 pronarë të agjensive turistike janë vënë në pranga, pasi kishin vënë në zbatim një skemë mashtrimi të qytetarëve, duke përfituar edhe nga situata e COVID. Në pranga kanë rënë Ergys Vejseli 34 vjeç, Gentiana Konini 44 vjeç, Klotida Çela 32 vjeçe dhe Petrit Cara P. C., 37 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Report Tv mëson nga burime zyrtare se katërshja, të cilët zotëronin një agjensi udhëtimi, u merrnin qytetarëve të ndryshëm 600 euro për t’i dërguar në vendet e Bashkimit Europian, në një kohë kur shumë shtete kanë mbyllur kufijtë. Të përfshirë në çmim, ato bënin edhe falsifikim të formularin COVID dhe garanci të destinacionit të vendit pritës.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se janë mbi 500 persona që janë kaluar në Gjermani. Ata akuzohen se kanë falsifikuar jo vetëm testin e përgjigjes së koronavirusit por edhe kontratat e punësimit.

Fillimisht ata, agjencia e udhëtimit kalonin këta shtetas nga Shqipëria me autobusë për në Hungari dhe më pas në Gjermani. Hetimi për ta ka gati një muaj që ka nisur, ndërsa kjo veprimtari dyshohet të ketë filluar që nga muaji shtator.

Pak ditë më parë në Gjermani është kapur edhe një furgon me shtetas shqiptarë që ishin çuar nga këto agjenci. Ndaj tyre rëndojë akuzat për veprat penale “Mashtrimi“, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve.

Njoftimi i plotë i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar "Shtegtimi Operacioni i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. 

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe elektronike, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shtegtimi”, si rezultat i të cilit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:  E. V., 34 vjeç, G. K., 44 vjeçe, K. Ç., 32 vjeçe dhe P. C., 37 vjeç, të katërt banues në Tiranë, me aktivitet tregtar biznes privat agjenci udhëtimi.  

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përfituar nga situata e pandemisë ‘’COVID-19’’, nëpërmjet kamuflimit, për t'u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritës.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:21
Detaje të reja/ Dërgonin udhëtarë drejt vendeve të BE-së, agjencia turistike falsifikonte edhe kontrata punësimi! Dërgoi 500 persona në Gjermani

Detaje të reja dalin në dritë nga arrestimi i 4 pronarëve të agjencisë së udhëtimit të cilët falsifikonin testin e COVID dhe bënin transportin e udhëtarëve drejt vendeve të BE-së.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se janë mbi 500 persona që janë kaluar në Gjermani.

Ata akuzohen se kanë falsifikuar jo vetëm testin e përgjigjes së koronavirusit por edhe kontratat e punësimit.

Fillimisht ata, agjencia e udhëtimit kalonin këta shtetas nga Shqipëria me autobusë për në Hungari dhe më pas në Gjermani.

Hetimi për ta ka gati një muaj që ka nisur, ndërsa kjo veprimtari dyshohet të ketë filluar që nga muaji shtator.

Pak ditë më parë në Gjermani është kapur edhe një furgon me shtetas shqiptarë që ishin çuar nga këto agjenci.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/01/2021 22:40

    Kush tjeter vec shqiptareve ,u shkon mendja per djallezi te tilla?! Dhe ankohen per politikanet si te korruptuar pastaj! Aty peshku nuk eshte qelbur vetem nga koka,por eshte qelbur i teri nga koka te bishti.Po ndonje hetim ne laboratore apo spitale,ku kane fallsifikuar testin eshte bere, sepse kjo << pune>>, do shoke shume ?

    Përgjigju
  • Dhimitraq: 27/01/2021 19:43

    Keni axhencin First Port te porti Vlores qe ben gjith ato fallsifikime si keto.Apo bejn sikur se din ata te krimit ekonomike se ndajn leket bashk

    Përgjigju
  • golik: 27/01/2021 09:06

    o jan dhe 50 te tjere qe ne korrik qe kan zbrazur vendin dhe miljardizuar ne kurriz te te tjereve i keni krejt ne instagram mor shtet pleher pse si kapni per dhenie ndihme kalim kufiri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin