Në drejtim të Buja Çelës janë qëlluar plot 21 plumba teksa ai po konsumonte kafen e mëngjesit në një lokal në Bradashesh. Plumbat kanë dalë nga 3 armë të ndryshme me silenciator, një pushkë dhe 2 pistoleta. Autorët që kanë qëllua nuk kanë dalë fare nga automjeti, por kanë hapur zjarr brenda tij dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Pas ekzekutimit një makinë u gjet e djegur në fshatin Murras buzë hekurudhës dhe mendohet që i përket autorëve të krimit. Pranë vendin ku u gjet mjeti i djegur ndodhet shtëpia e një oficeri të drejtorisë së Policisë së Elbasanit, duke treguar se autorët nuk kanë qenë aspak të trembur se mund të kapen apo pikasen.

Gjatë orëve të mbrëmjes së sotme me dhjetëra forca të RENEA-s kanë blinduar Elbasanin në kërkim të autorëve të vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të Tao Çelës.

Policia e Elbasanit dhe RENEA kanë ngritur postblloqe në rrethrrotullim e Bradasheshit, ndërsa forca të shumta të policisë janë vendosur në ndjekje të një makine, e cila nuk i është bindur urdhrit të patrullës për të ndaluar duke u larguar me shpejtësi. Nuk dihen arsye pse makina nuk ka ndaluar duke ngritur dyshime që mund të kenë lidhje me vrasjen e Çelës.

Bujar Çela punonte si taksist pa licencë dhe priste udhëtarët që vinin me autobusët e Greqisë.

Pista kryesore e hetimeve është për shkak të përfshirjen kriminale të vëllait të tij, Talo Çela, i cili është në kërkim për grabitjen e Rinasit si dhe dyshimet për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:42
Në kërkim të vrasësve të Çelës/ Makina s’i bindet patrullës për të ndaluar, RENEA i vihet në ndjekje

Policia e Elbasanit dhe Renea kanë ngritur postblloqe në rrethrotullim e Brandasheshit, ndërsa forca të shumta  janë vendosur në ndjekje të një makine, e cila nuk i është bindur urdhrit të patrullës për të ndaluar duke u larguar me shpejtësi. Nuk dihet se përse drejtuesi nuk i është bindur duke ngritur dyshime që mund të kenë lidhje me vrasjen e Çelës.

Ora 19:36
Shoqërohen në polici 6 persona nga 2 familje në Elbasan për vrasjen e Bujar Çelës

Pas forcave të shumta të përqendruara në Bradashesh të Elbasanit janë shoqëruar në polici 6 persona nga dy familje.