Detaje të reja nga operacioni për vrasjen e al-Baghdadi, Abdullah Qardash besohet se do jetë lideri i ri i ISIS

Detaje të reja nga operacioni për vrasjen e al-Baghdadi, Abdullah Qardash besohet se do jetë lideri i ri i ISIS

Kanë dalë në dritë detaje të reja të operacionit ushtarak amerikan që çuan në vetëvrasjen e liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi.

Një zyrtar i lartë i inteligjencës irakiane tha se informacionin për vendndodhjen e Al Baghdadit, në shkretëtirën veri perëndimore të Sirisë, e kishin mësuar nga njëra prej grave të liderit të shtetit islamik, e cila ishte arrestuar dy muaj më parë nga amerikanët që e kishin dorëzuar më pas te autoritetet irakiane  si dhe nga nipi dhe korrieri i Al Baghdadit, të arrestuar nga irakenët.

Dje Trump urdhëroi nisjen e operacionit të 70 forcave elitare të Delta Force dhe Rangers, të pajisur me qen, një robot dhe veshje speciale për ti bërë ballë sulmeve vetëvrasëse. Helikopterët amerikanë u ngritën nga baza e tyre ajrore në Irak dhe fluturuan rreth 500 milje mbi 'territorin e rrezikshëm' deri sa mbërritën në zonën e tuneleve nëntokësorë në provincën e dlib afër kufirit turk.

Ata hyjnë në tunelet e erret dhe i bën thirrje në gjuhën arabe al Bagdadit  të dorëzohej. Por terroristi që bëri thirrje për vdekjen e Perëndimit, vrapoi duke tërhequr në thellësi të kompleksit forcat Delta. Ata nxorrën jashtë 11 fëmijë dhe një grup ekstremistësh të Shtetit Islamik që u dorëzuan dhe nisën të qëllonin në drejtim të liderit të shtetit islamik.

Në atë moment, mbretërimi vrastar i Bagdadit mori fund kur ai shpërtheu jelekun e tij, duke vrarë veten, tre fëmijët e tij dhe dy gra.

Vetëm pak orë pas vdekjes së Abu Bakr al-Baghdadi, duket se militantët e Shtetit Islamik kanë zgjedhur që tani një lider të ri. Ai është Abdullah Qardash, ish-oficer në ushtrinë e diktatorit irakian Saddam Hussein, raporton “Newsweek”.

Edhe pse nuk dihet shumë për Qardash, besohet se edhe para vdekjes së Al-Baghdadi-t ai kishte marrë disa detyra. “Qardash kishte kohë që merrej me operacionet. Baghdadi ishte figura kryesore. Nuk përfshihej në “punët e përditshme”, vetëm jepte vendimin final”, tha një zyrtar amerikan për “Newsweek”.

Ndërkohë reagimet ndërkombëtare kanë qënë optimiste dhe të kujdesshme.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti vrasjen e al Bagdadit “një moment historik i rëndësishëm, por dhe pjesë e një beteje të gjatë që duhet të fitojmë."

Për Kryeministrin britanik Boris Johnson, “lufta vazhdon deri në humbjen përfundimtare të ISIS.

Moska zyrtare është treguar e kujdesshme në deklarata. Ministria e Mbrojtjes Ruse tha se ende nuk ka asnjë informacion të besueshëm për "eleminimin" e al Bagdadit. Kurse Irani përmes një deklarate tha se “Asgjë nuk është e rëndësishme. Amerikanët vranë një nga krijesat e saj”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:57
Forcat Demokratike Siriane: Vritet edhe al-Muhajir, zëdhënësi i ISIS në veriperëndim të Sirisë

Forcat Demokratike Siriane, të udhëhequra nga kurdët në Siri kanë thënë se zëdhënësi i grupit militant, Shteti Islamik (IS) është vrarë në një operacion të përbashkët të Shteteve të Bashkuara.

Operacioni ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar më 27 tetor se lideri i IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë gjatë bastisjeve të Shteteve të Bashkuara në Siri.

Komandati i Forcave Demokratike Siriane, (FDS) Mazloum Abdi ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se zëdhënësi i ISIS-it, Abu Hassan al-Muhajir është “shënjestruar” në një fshat afër qytezës, Jarabulus, afër kufirit me Turqinë, në një operacion të koordinuar në mes të inteligjencës së FDS-së dhe ushtrisë amerikane.

Në një postim tjetër, zëdhënësi i Forcave Demokratike Siriane, Mustefa Bali ka thënë se Muhajir është vrarë.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë një Londër ka konfirmuar vdekjen e Muhajirit, duke thënë se ai ka qenë në mesin e pesë pjesëtarëve të Shtetit Islamik, që është vrarë në operacionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

“Dy operacionet e udhëhequra nga SHBA-ja kanë paaftësuar udhëheqësinë e ISIS-it” në veriperëndim të Sirisë, ka thënë Bali, duke shtuar se “ende ka persona të fshehur në këtë zonë”.

Trump ka njoftuar më 27 tetor se Baghdadi, njeriu më i kërkuar në botë, është vrarë gjatë bastisjteve të forcave speciale amerikane në veriperëndim të Sirisë.

Trump ka thënë se forcat amerikane kanë vrarë “një numër të madh” të militantëve të IS-it gjatë bastisjeve, të cilat kanë kulmuar me gjetjen e Baghdadit, i cili ka kryer shpërthyer një jelek-bombë në trupin e tij.

Ora 17:42
Trump: Mund të publikojmë video nga operacioni në Siri

Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se ai mund të deklasifikojë dhe publikojë një pjesë të videos të filmuar të shtunën gjatë operacionit të forcave speciale në Siri, ku u vra kreu i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi.

Videoja besohet se përfshin pamje ajrore dhe ndoshta pamje nga kamerat e montuara në trupin e ushtarëve që sulmuan kompleksin e al-Bagdadit.

"Do të mendojmë për këtë, mund ta publikojmë,” u tha Presidenti Trump gazetarëve para se të nisej për në Çikago sot në mëngjes.

“Mund të shkëpusim pjesë të caktuara dhe t’i publikojmë,” tha ai.

Nëse publikohet, videoja do të duhet që së pari të pastrohet, për t’u siguruar se aty nuk tregohen taktikat e përdorura nga forcat amerikane, tha një zyrtar.

Të dielën, Presidenti Trump e përshkroi me hollësi të mëdha bastisjen e kompleksit, duke thënë se udhëheqësi i Shtetit Islamik shpërtheu një jelek vetëvrasës në çastin kur iu afruan forcat amerikane.

Ora 13:58
Erdogan: Vrasja e al-Baghdadi një pikë kthese në luftën e përbashkët kundër terrorizmit

Rexhep Tajip Erdogan, tha se vrasja e udhëheqësit të grupit militant Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, është një “pikë kthese” në luftën kundër terrorizmit.
Presidenti turk në një postim në Twittet shkruajti se “Vrasja e udhëheqësit të Daesh-it shënon një pikë kthese në luftën tonë të përbashkët kundër terrorizmit. Turqia do të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet anti-terroriste, ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën”.

“Jam i sigurt se lufta vendimtare kundër terrorizmit, në përputhje me frymën e aleancës, do të sjellë paqe për gjithë njerëzimin”, tha Erdogan

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë deklaroi se “ka pasur koordinim dhe shkëmbim të informacioneve” me Shtetet e Bashkuara, para operacionit për vrasjen e Al-Baghdadit, një nga terroristët më të kërkuar në botë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xinxo Kapela: 28/10/2019 18:31

    Turqise nuk i plas shume per Daesh, ajo ka pefituar nga ISIS, madje ka pergjegjesine qe ka lejuar mijera rekrute te kalojne permes kufirit te saj per tu Bashkuar me ISIS , a thua se kufiri ishte HAN PA PORTA, nga anatjeter Ky Al Bagdadi qe u pasurua vete dhe mbajti ne kembe gjithe ate ushtri e bazoi ekonominee shtetit ISLAMIK tek plackitja e SIRISE dhe IRAKUT dhe tek KONTRABANDA e naftes me CILIN.....(?!) me ERDOGANIN, me ke TJETER,keshtu qe Tankerat me nafte te blere LIRE i interesonin Turqise pa pyetur fare per masakrat dhe makabritetet e ISIS ne Siri dhe IRAK, kurse tani ne optiken e vet kerkon ta paraqese veten si shtet qe lufton terrorizmin,kjo eshte demagogji e paster

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore