Detaje të reja nga sulmi me thikë në Dublin! Policia: Autori është një shtetas irlandez

Detaje të reja nga sulmi me thikë në Dublin! Policia: Autori është një shtetas irlandez

Pamje nga Dublini dhe autori ngjarjes

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi me thikë në Dublin që shkaktoi një valë zemërimi me protestuesit që dogjën autobusë dhe makina policie dhe vandalizuan disa dyqane.

Sipas policisë, autori që plagosi tre fëmijë dhe një grua 30-vjeçare jashtë një shkolle është një shtetas irlandez.

Sipas rrjetit irlandez TheJournal.ie heroi” që neutralizoi sulmuesin është një emigrant 43-vjeçar nga Brazili, i cili po kalonte me motoçikletën e tij kur pa një vajzë që po goditej me thikë nga autori.

Ai ndaloi duke e goditur me helmetë. Sipas autoriteteve autori, i cili u arrestua, është një shtetas irlandez 40-vjeçar, i cili jeton prej 20 vitesh në vend dhe jo algjerian, siç u zbulua fillimisht.

Në fakt, policia pas shpërthimit të incidenteve tha se trazirat u shkaktuan nga një “bandë e çmendur huliganësh e drejtuar nga një ideologji e ekstremit të djathtë” dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos besojnë atë që shkruhet në internet. Më shumë se 400 policë ishin në gatishmëri.

????#BREAKING: Riots are breaking out after five people including three children injured in knife attack⁰⁰????#Dublin | #Ireland

Currently, multiple riots have broken out in Dublin, Ireland, leaving thousands of people angry after an immigrant, believed to be Algerian, carried out… pic.twitter.com/qx6W2KDvV0

— R A W S A L E R T S (@rawsalerts) November 23, 2023

 


Lajmi kryesor:

Dublin/ Huliganët antiemigrantë dhe ekstremi i djathtë shkatërrojnë qytetin, 4 persona u sulmuan me thikë, mes tyre 3 fëmijë dhe 34 të arrestuar


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë