Detaje të tjera nga ngjarja e rëndë që tronditi Prizrenin/ Babai polic vrau të bijën me armën e shërbimit, më pas veten (VIDEO)

KOSOVA- Janë zbardhur detaje të rënda të ngjarjes tronditëse që ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Prizrenit në Kosovë ku babë e bijë u gjendën të ekzekutuar dhe pa shenja jeta me armë zjarri.

Sali Mazreku 52 vjeç, efektiv i policisë së Kosovës dyshohet ka qenë ai që ka vrarë aksidentalisht të bijën 21 vjeç me armën e shërbimit e më pas ka qëlluar veten për vdekje.

Sipas të dhënave që disponon policia dhe janë bërë publike ngjarja ka ndodhur në orën 19:16 minuta përpara se i ndjeri të shkonte në punë, aty ku punonte për kohë të gjatë si doganier.

 Kolegët e 52 vjeçarit kanë theksuar se ai ka qenë një njeri shumë punëtor, vyeshëm dhe i dedikuar

Ngjarja e djeshme edhe detaje e reja kanë tronditur opinioni kosovar dhe jo vetëm.

Policia dhe prokuroria ende nuk i ka bërë të ditura rrethanat se si ka ndodhur rasti, apo motivet e kësaj vrasje dhe vetëvrasje. Megjithëse një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar, pasi që hetimet janë duke vazhduar.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:56
Nipi i viktimës në Prizren: I ndjeri ka qenë duke u përgatitur për të shkuar në punë, vrasja pa dashje

Pas rastit të mbrëmshëm tragjik, ku ne Prizren humbën jetën babë e bijë, në familjen Mazreku e cila jeton në rrugën " Aliriza Selmani" në Prizren, jane hapur dyert për ngushëllime.

I tronditur me rastin, nipi i policit të vdekur, Mërgim Mazreku thotë se sipas informacioneve që i kanë dhënë familjarët, xhaxhai i tij ishte duke u përgatitur për të vajtur në punë,  

“ I ndjeri ka qenë duke u përgatitur për të shkuar në punë. Duke pastruar armën ka shkrep pa dashje armën. Vajza ka qenë duke mbush një gotë me ujë dhe e ka goditur në ballë. Kur ka parë që e bija ka humbur jetën, ka goditur edhe veten”, tha Mërgim Mazreku. 

Nipi i policit ka treguar se në vendin e ngjarjes ka qenë e pranishme bashkëshortja e të ndjerit bashkë me katër fëmijë të tjerë, njëri prej të cilëve ndodhej në katin e sipërm të banesës.

Sipas familjarëve, varrimi i viktimave pritet të bëhet ditën e enjte, pasi trupa e pa jetë të S. M dhe L. M ndodhen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ora 12:24
Ngjarja tragjike në Prizren/ Familjarët: Polici vrau të bijën aksidentalisht

Familjarët e Sali Mazrekut, 52 vjeçarit i cili ka vrarë pa dashje me armë zjarri të bijën e tij 21 vjeç, pohojnë faktin se ngjarja tragjike ka ndodhur aksidentalisht.

Siç pretendojnë familjarët, polici Sali Mazreku ishte duke pastruar armën në momentin dhe një plumb ka goditur për vdekje vajzën e tij 21 vjeçare.

Pikërisht pas kësaj ngjarjeje polici ka vrarë veten.

Ngjarja ka ndodhur në praninë e të gjithë familjarëve

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë