Detajet e Takimit për Paqen, Klosi 
 "Histori reale të luftrave në botë"

Detajet e Takimit për Paqen, Klosi <br /> "Histori reale të luftrave në botë"
TIRANE -  Për tre ditë me radhë Tirana do të jetë kryeqendra botërore e paqes ku 4000 klerikë e të ftuar të tjerë do të jenë pjesë e Lutjes së Paqes nën moton “Ne besojmë te Dialogu dhe Paqja!”.  Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi dha detajet e këtij eventi madhështor, sic ai e cilësoi, në një konferencë për mediat para mbledhjes së Komitetit Ndërshtetëror.

“Aktiviteti do të organizohet në 3 ditë dhe në ditën e parë do të mbahet ceremonia e inaugurimit në Pallatin e Kongreseve, dita e dytë do të karakterizohet nga bashkëbisedimet dhe dialogu në 11 panele të ndryshme, në të gjitha sallat e qytetit të Tiranës,  me dëshmi dhe histori të vërteta nga vendet e luftës, si Siria, Libia, Iraku etj, që do të përcillen tek auditorët. Në ditën e tretë të gjithë do të jemi dëshmitarë të marshimit të Paqes në Bulevardin e Tiranës dhe nënshkrimit të Apelit për Paqen nga të gjithë krerët e besimeve fetare. Në kohë reale dhe drejtpërdrejt do të ndiqen ditën të gjitha aktivitetet në Eurovizion në 60 vende të botës”, - tha Klosi.

Sipas Klosit Shqipëria është zgjedhur si vendi në të cilin do të mbahet takimi i 28-ndërkombëtar për paqen për shkak të tolerancës fetare që ka vendi ynë.

“Nëpërmjet këtij aktiviteti me bindjen se në shqipëri dhe në botë arsye për konflikt janë gjithmonë të shumta dhe mund të gjenerojë në çdo moment konflikt. Ndërgjegja qytetare të dialogut janë të vetmet arsye që mund të japin një përgjigje të shpejtë dhe të gjatë”, përfundoi Klosi.

Ministri Klosi, i shoqëruar edhe nga përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe fetare që po merren me organizimin e këtij aktiviteti, i  bëri ftesë të rinjve, besimtarëve dhe çdo të interesuari tjetër që të bëhet pjesë e aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtyre tri ditëve.

“Tirana, në datat 6, 7 dhe 8 shtator do të jetë kryeqyteti i Paqes në Europë dhe në mbarë botën. Në këto kohëra të ndërlikuara dhe të vështira që po jetojmë, përfaqësues të Kishës së Krishterë dhe udhëheqës të të gjitha besimeve fetare botërore do të mblidhen për të dialoguar dhe për t’u lutur për paqe. Në emër të qeverisë shqiptare, ftoj të gjithë qytetarët, politikëbërësit dhe të rinjtë e të gjithë Shqipërisë, besimtarë e jobesimtarë, të marrin pjesë në eventin më të rëndësishëm ndërkombëtar të organizuar në Tiranë”, - tha Klosi në fjalën e tij.

Ministri shtoi se qeveria, nëpërmjet Komitetit Ndërshtetëror me përfaqësues nga të gjitha ministritë, ka koordinuar dhe bashkërenduar punën për të bërë të mundur që këto ditë të jenë edhe ditët e promovimit të vlerave e qytetërimit të kombit shqiptar, si dhe një mundësi e mirë për turizmin kulturor e fetar në Shqipëri.

“Ministria e Rendit, Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë dhe rendin, në mënyrë që qyteti i Tiranës të mirëpresë 4000 të ftuar e pjesëmarrës”, - tha Klosi.

blendi klosi
Deklarata e plote e ministrit Klosi

Ne besojmë te Dialogu dhe Paqja! Tirana në datat 6, 7 dhe 8 shtator do të jetë kryeqyteti i paqes në Europë dhe në mbarë Botën. Në Tiranë do të mbahet “Takimi i 28-të Ndërkombëtar për Paqen”.
 
Në këto kohëra të ndërlikuara dhe të vështira që po jetojmë, përfaqësues të Kishës së Krishterë dhe udhëheqës të të gjitha besimeve fetare botërore do të mblidhen për të dialoguar dhe për t’u lutur për paqe.

Në emër të Qeverisë Shqiptare, ftoj të gjithë qytetarët, politikëbërësit dhe të rinjtë e të gjithë Shqipërisë, besimtarë e jobesimtarë, të marrin pjesë në eventin më të rëndësishëm ndërkombëtar të organizuar në Tiranë.
 
Qeveria e Shqipërisë, MMSR, në bashkëpunim me Komunitetin Sant’Egidio,         nëpërmjet një bashkëpunimi të shkëlqyer dhe punës së palodhur së bashku prej 10 muajsh, do të organizojnë eventin më të rëndësishëm për dialogun dhe paqen në botë.
 
Mbështetëm këtë aktivitet me bindjen se në Shqipëri dhe në botë arsyet e konflikteve janë gjithnjë të shumta dhe mund të gjenerohen në çdo moment, por ndërgjegjja qytetare dhe dialogu mund të japin një përgjigje për t’i thënë ‘STOP!’ dhunës.
 
Qeveria e Shqipërisë, nëpërmjet Komitetit Ndërshtetëror me përfaqësues nga të gjitha ministritë, ka koordinuar dhe bashkërenduar punën për të bërë të mundur që këto ditë të jenë ditët e promovimit të vlerave e qytetërimit të kombit shqiptar.
 
Ministria e Rendit, Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë dhe rendin, në mënyrë që qyteti i Tiranës të mirëpresë 4000 të ftuar e pjesëmarrës.
 
Ministria e Turizmit, ajo e Arsimit dhe Ministria e Pushtetit Vendor kanë marrë masa të promovojnë vlerat më të mira të turizmit kulturor e fetar në Shqipëri.
 
Paraprakisht, falenderoj të gjithë vullnetarët e Komunitetit Sant’Egidio, studentët e të rinjtë, Shërbimin Ndërkombëtar të Rinisë, që kanë dhënë ndihmesën e tyre vullnetarisht, që nëpërmjet realizimit të këtij aktiviteti të përfaqësojnë denjësisht vlerën e pamohueshme të vullnetarizmit shqiptar.
 
Aktiviteti do të organizohet në 3 ditë dhe në ditën e parë do të jetë Ceremonia e Inaugurimit në Pallatin e Kongreseve, dita e dytë do të karakterizohet nga bashkëbisedimet dhe dialogu në 11 panele të ndryshme, në të gjitha sallat e qytetit të Tiranës,  me dëshmi dhe histori të vërteta nga vendet e luftës si Siria, Libia, Iraku etj., që do të përcillen tek auditorët.

Në ditën e tretë të gjithë do të jemi dëshmitarë  të marshimit të Paqes në Bulevardin e Tiranës dhe nënshkrimit të Apelit për Paqen nga të gjithë krerët e besimeve fetare.
 
Ju ftojmë të gjithëve të jeni pjesë e këtyre aktiviteteve dhe organizimeve, të cilat do të kenë jehonën e tyre pozitive në të gjithë botën. Në kohë reale dhe drejtpërdrejt do të ndiqen të gjitha aktivitetet ditën në Eurovizion në 60 vende të botes.
 
Dhe një herë, në emër të Qeverisë Shqiptare falënderoj paraprakisht të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet!

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara