Detajet nga vdekja e çiftit shqiptar në New York, gruaja ra e para nga ballkoni, më pas aktori! E motra e viktimës: E vrau Florindi! Kishte probleme psiqike

NEW YORK- Media amerikane New York Post ka publikuar të tjera detaje nga vdekja e çiftit shqiptar Florind Belliu dhe Ornela Shehit në New York, ku shkruan se kamerat në zonë kanë filmuar tragjedinë dhe fillimisht është parë duke rënë nga ballkoni i katit të gjashtë, 28-vjeçarja Shehi dhe më pas Belliu. 

Për ngjarjen ende nuk ka një shkak zyrtar, mirëpo një status i bërë nga motra e vajzës, Migena, ajo akuzon Florindin e ka vrarë të renë. Ajo thotë se Florindi prej kohësh kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor dhe ia kishte vështirësuar jetën motrës së tij, deri sa i mori jetën.

“Vë re me keqardhje që të gjithë portalet janë mbushur me fjalë të ndjera për humbjen e jetës së Florind Belliut, personit që vrau jo vetëm motrën tonë, por edhe fëmijën që do të lindte pas disa muajsh dhe asnjë fjalë keqardhjeje nuk kanë denjuar të shkruajnë për motrën tonë, e cila punonte dhe rriste pothuajse e vetme dy fëmijë të mitur, pasi ai që i mori jetën në mënyrën më makabre kishte kohë, vite që vuante nga çrregullime mendore, kishte kohë që ia kishte bërë jetën të vështirë motrës sonë, por Ornela ishte aq e mirë dhe e dhimbsur saqë shkonte e vizitonte çdo ditë në klinikën psikiatrike ku ishte i izoluar atë që do t’i merrte jetën në mënyrën më kriminale”, shkruan ndër të tjera Migena.

Belliu punonte si shofer për të përballuar kostot e jetesës. Aiishte i diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe ka luajtur disa role në teatër, përpara se të transferohej në SHBA. Prej dy vitesh ai po punonte për dy libra dhe një skenar filmi që ai shpresonte ta paraqiste në Netflix.

Media amerikane shkruan se policët nuk kishin marrë kurrë raportime për dhunë në familje në lidhje me çiftin. Ata u vendosën në pallatin ku ndodhi tragjedia rreth katër muaj më parë. Sipas New York Post, Belliu është raportuar njëherë i zhdukur në muajin prill, ndërsa u gjet nga policët. Sipas fqinjëve, Belliu shpesh shihej i zemëruar, ndërsa bashkëshortja e tij ishte një person i qetë.  

Tragjedia u regjistrua dy ditë më parë, ku aktori Florind Belliu, 35 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Ornela Shehi, 28 vjeç, u hodhën nga pallati ku banonin, duke lënë pas dy fëmijë të mitur, 6 dhe 2 vjeç. Sipas fqinjëve, çifti ka debatuar para se të ndodhte ngjarja.

Tragjedia ndodhi ditën e ditëlindjes së aktorit, por ende mbeten mister rrethanat dhe shkaqet që e çuan çiftin të ndërmerrnin këtë akt. Ndërkohë më herët, një status i bërë nga Florind Belliu lë dyshime mbi motivet e vetëvrasjes ose vrasjes së tij së bashku me gruan. Ai ka shkruar një mesazh për 2 çunat e tij, ku thotë se i kanë ngritur një kurth dhe se të gjithë i ka kundër. Ai thotë se nuk po gjen as gazetar për ta bërë publike e as një avokat për ta mbrojtur, por pa e specifikuar se për çfarë bëhet fjalë. Megjithatë autoritetet po hetojnë disa pista, si për shembull vetëvrasje e dyfishtë apo vrasje, teksa akuza e motrës ka hedhur më tepër dritë që mundet t'u vijë në ndihmë autoriteteve. 

Ngjarja e rëndë tronditi edhe familjarët e Belliut. Nëna dhe motra e tij shihen në vendin e ngjarjes pak pas tragjedisë, të cilat mezi e mbajnë vetën nga lajmi i trishtë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:18
Tragjedia e çiftit Balliu në Nju Jork/ E motra e gruas: Florindi e vrau! Kishte probleme psiqike, mjekët e paralajmëruan

Motra e Ornela Balliut, ka akuzuar Florind Balliu se i ka vrarë motrën. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, e motra shkruan se i riu kishte probleme të shëndetit mendor dhe prej kohësh ia kishte bërë shumë të vështirë jetën motrës së saj. Madje ajo tregon se aktori shqiptar ishte i shtuar në një klinikë psikiatrike, madje sipas saj mjekët e kishin paralajmëruar Ornelën, se bashkëshorti i saj kishte probleme të theksuara psiqike.

“E kam shumë të vështirë të flas në këto momente, pasi unë motra e Ornelës dhe e gjithë familja jonë jemi tejet të pikëlluar nga humbja e parakohshme e motrës sonë të dashur, por nuk mund të rri pa i shkruar dy fjalë për motrën time, për engjëllin tonë, që e donte aq shumë jetën, që rrezatonte mirësi dhe e donte i gjithë komuniteti në zonën ku jetonte në Nju Jork. Vë re me keqardhje që të gjithë portalet janë mbushur me fjalë të ndjera për humbjen e jetës së Florind Belliut, personit që vrau jo vetëm motrën tonë, por edhe fëmijën që do të lindte pas disa muajsh dhe asnjë fjalë keqardhjeje nuk kanë denjuar të shkruajnë për motrën tonë, e cila punonte dhe rriste pothuajse e vetme dy fëmijë të mitur, pasi ai që i mori jetën në mënyrën më makabre kishte kohë, vite që vuante nga çrregullime mendore, kishte kohë që ia kishte bërë jetën të vështirë motrës sonë, por Ornela ishte aq e mirë dhe e dhimbsur saqë shkonte e vizitonte çdo ditë në klinikën psikiatrike ku ishte i izoluar atë që do t’i merrte jetën në mënyrën më kriminale…i dërgonte ushqim siç dëshironte Flori, saqë punonjësit e klinikës e kishin pagëzuar Ornelën ‘engjëll’, pasi ishte e vetmja që shkonte çdo ditë në klinikë…Mjekët e klinikës në Nju Jork e kishin paralajmëruar Ornelën që bashkëshorti i saj kishte ende probleme…”, shkruan ndër të tjera motra e 28-vjeçares.

Postimi i plotë 
SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 08/08/2022 20:45

    Ngushëllime familjes për Ornelën dhe fëmijën e porsalindur. Ato janë viktimat e pafajshme të tragjedisë. Florindi duket që ka pas probleme të rënda me shëndetin mendor që nga statusi që shkruan, keqardhje për këtë fund kaq të kobshëm për të tre.

    Përgjigju
  • Layer: 08/08/2022 20:39

    Shum version i besueshem qe jep zonja . Zoti ju dhente force ngushellime

    Përgjigju
  • Usa: 08/08/2022 15:18

    Nuk eshte Usa per desh takë qe ecin perpara ne shqiperi me taraf e mik.K riminel gjakftohte ka hedhur bashkeshorten e me pas veten .Zoti na falte por ky eshte versioni me i mundshem

    Përgjigju
  • Arbërori: 08/08/2022 13:06

    Që të dy janë vrar nga dikush tjeter, përndryshe nuk ka mundësi që ky të shkruaj fjalë dashurie për fëmijët dhe pastaj të vetvritet….!!!

    Përgjigju
  • G&L: 08/08/2022 12:56

    O njerez, mos mendoni qe emigracioni eshte fush me lule, me mire buke e krip e zemer. ( Ekserienc personale, 20 vjet) Nuk blihet cdo gje me leke. Mendohuni mire. RIP

    Përgjigju
    • Luli: 08/08/2022 16:55

      DHe je ne shqipri pas 20 vitesh?!

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i mjekut, a po bëhet sa duhet për të luftuar korrupsionin në sistemin shëndetësor?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e përgjithshme, mbyllen qendrat e votimit në Itali! Ja kur mësohen rezultat e para

Zgjedhjet e përgjithshme, mbyllen qendrat e votimit në Itali! Ja kur mësohen rezultat e para